Itali- Ambasada shqiptare në Itali përmes një postimi në Twitter ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur pak orë më parë në Genova, ku ura Morandi u shemb duke zënë poshtë dhjetëra makina. Deri më tani raportohet për 35 të vdekur.
Edhe pse nuk ka informacione për shqiptarë të lënduar, ambasada ka vënë në dispozicion të tyre një numër për të kontaktuar pr çdo asistencë.
“Ambasada ndjek zhvillimet në lidhje me shembjen e urës Morandi në autostradën A10 në Genova. Qendrojmë në gatishmëri të plotë për t'iu përgjigjur kërkesave për asistencë. Numri i kontaktit operativ është +39 0686224115”, thuhet në reagimin e ambasadës.
Postimi i ambasadës shqiptare në Itali
Komento