Shembja e 2 pishinave në ‘Prestige Resort’ në Golem ka ndezur një debat mes mediave të pronarit të resortit, Irfan Hysenbelli, dhe autoriteteve. Mediat e z. Hysenbelli kanë shkruar se IKMT ka hyrë në mënyrë të paligjshme në objekt pasi dokumentit për ndërtimin e këtij resorti janë konform ligjeve dhe madje leja është firmosur pikërisht nga kryeministri Edi Rama, në cilësinë e kryetarit të KKT.
Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Ministrisë së Brendshme, e cila ka botuar dokumentet e lejes dhe shkruan në Facebook se këto dokumente vërtetojnë pikërisht të kundërtën. Ministria e Brendshme shkruan se leja është me kusht, ku thuhet ajo do të jepet vetëm pasi të plotësohet dokumentacioni tekniko-ligjor dhe të paguhen taksat përkatëse dhe asnjëra prej tyre nuk është plotësuar.
“Pretendimi i mediave të zotit Irfan Hysenbelliu se ndërhyrja e sotme e IKMT është e paligjshme pasi resorti paska leje të miratuar është një tjetër manipulim i opinionit publik. Dokumenti i nxjerrë në mediat në fjalë me firmën e kryeministrit Edi Rama si kryetar i KKT provon të kundërtën e pretendimit. Leja është një leje me kusht, ku thuhet qartësisht se dokumenti i lejes së ndërtimit do të jepet vetëm pasi tē plotësohet dokumentacioni tekniko-ligjor dhe të paguhen taksat përkatëse. Asnjëri nga kushtet nuk është plotësuar dhe sot zoti Irfan Hysenbelliu i detyrohet shtetit dhe qytetarëve kthimin e sipërfaqeve të zaptuara si edhe borxhin financiar nga mospagimi i taksave", thuhet në reagim.
\

Dokumentet e lejes së ndërtimit
Lajmi kryesor:
IKMT nis prishjen e pishinave në Resortin 'Prestige' si abuzive! Reagon media e Irfan Hysenbelliut: Presion politik
K.T.//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Mars, 09:11
Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?
-
Po
47.4%
-
Jo
41.5%
-
Nuk e di
11.1%
Vota total: 639
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Armëmbajtja pa leje në Shqipëri, mes ligjit të rëndë dhe një amnistie potenciale! Eksperti: Duhet një aksion! Qytetarët i ‘shkëmbejnë’ vetëm me siguri
9 Mars, 15:22
-
Rregullorja e re e Policisë së Shtetit, nga leja vjetore te shpërblimet dhe detyrat! Përveç shoqërimit, efektivit i shtohet e drejta e ndalimit
8 Mars, 20:32
-
Jo vetëm gjyqtarët e prokurorët, do merren në mbrojtje dhe policët e kërcënuar nga krimi! Ja vendimi i Qeverisë (VIDEO)
6 Mars, 13:04
-
Sarandë/ Protestë kundër ndërtimit të resortit turistik! Investimi strategjik te plazhi i ‘Pasqyrave’ me leje të KKRRT, banorët: Do na shemben banesat, duam certifikatë pronësie
19 Shkurt, 15:22
-
I pari me militantë në SPAK, Berisha ‘ultimatum’ Ramës: Mos guxo të protestosh atje, padi për Prodën e Hoxhën! Protestat e mia, konferenca shtypi
14 Shkurt, 12:05
-
Mbështetësit e Veliajt gjatë seancës/ GJKKO e SPAK: Garda kërkoi ndihmë nga policia, por s'reagoi! Ministria të vendosë para përgjegjësisë ata që s'morën masa, u cenua siguria
14 Shkurt, 10:58
-
Vetëvrasja e 17-vjeçares, Dogjani në Kuvend: Bullizohej, shteti e vrau se e la të varfër! Hoxha: Mos bëj politikë me drama familjare
13 Shkurt, 10:46
-
Grumbullimi para SPAK gjatë masës për Veliajn, ministri Hoxha: Ishte e paparalajmëruar, ishin simpatizantë, jo protestues
13 Shkurt, 10:05
-
Hoxha: Bashkëpunimi me BE në luftën kundër krimit dhe migracionit është më i fortë se kurrë
11 Shkurt, 14:17
-
Shkodër/ IKMT nis aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje të ‘Ura e Bahçallëkut’ pranë lumit Drin, Policia e mbështet (VIDEO)
10 Shkurt, 09:32
-
Të huajt që punojnë në Shqipëri! Preferojnë bizneset në Tiranë, në vend të dytë turizmi në bregdet
7 Shkurt, 14:45
-
VKM/ Diaspora do votojë edhe me pasaporta e ID të skaduara, qeveria zgjat afatin! PS i ‘mbyll’ derën PD: S’lejohen dokumentet e huaja! Berisha: Nuk votojmë ndryshimet në Kod
5 Shkurt, 13:07