Lëvizja për Zhvillim Kombëtar i bën thirrje kryeministrit Edi Rama të ndalojë aksionet për pastrimin e territorit nga objektet pa leje në Theth dhe të dëmshpërblejë banorët për investimet e kryera.
Në një deklaratë për media, Ekrem Spahiu, bashkëkryetar i LZHK-së i kërkoi kryeministrit të mos ndërhyrë në punët e pushtetit vendor.
“Pasi mori 83 mandate, është bërë shumë agresiv ndaj institucioneve dhe shqiptarëve duke iu imponuar frikshëm. Qeveria nuk mund të drejtojë bashkitë sepse është shkelje e parimeve të ndarjes së pushteteve në një shtet demokratik. LZHK i bën thirrje Ramës që të ndërpresë menjëherë ndërhyrjet politike në bashkitë e vendit. LZHK shpreh shqetësimin e saj për përmbajtjen ligjore dhe mënyrat se si po realizohet aksioni i prishjes së ndërtimeve pa leje dhe lirimi i hapësirave dhe ambienteve publike dhe dënon këtë klimë terrori shtetëror ndaj banorëve të Thethit dhe kërkon dëmshpërblimin e të gjithë objekteve të prishura.”, u shpreh ai.
-
Gjallë qënka ky RRK...
Përgjigju -
Ky Rr/K, nga doli ky Spiun i Leka Zogut !
Përgjigju -
KUSH HE TI MORE EDACAK POLITIK.A KE NDONJË DEPUTET A KËSHILLTAR NËMAT ,LIS,BURGAJET A NË KRUJË
Përgjigju -
Akoma ekziston si emer kjo LZHK,Pas Dash SHehut qenka emeru Kryetar ky tjetrin.Kryetar pa anetare.
Përgjigju -
Lëvizja për Zhvillim Kombëtar se si do ta zhvilloi kombin duke mos zbatuar vetem ligjet vetem nja malok mund ta kuptoi?!
Përgjigju-
Pjerdh Spahi pjerdh se lirohesh.
-









Komente
Komento