Në aksin Librazhd Prrenjas, kamionët e kompanisë që po ndërton Korridorin VIII po heqin bazamentin mbi të cilin ishte ndërtuar rruga e re.
ARRSH-ja bëri me dije një ditë më parë se mund të ndryshojë projektin, pasi nuk ka siguri për vazhdimin e punimeve.
Aktualisht po pritet studimi gjeologjik për të përcaktuar nëse do të ndryshojë gjurma (vetëm në këtë segment të dëmtuar).
Një vendim i tillë do të sjellë rritje të kostos, por ekspertët theksojnë se siguria dhe qëndrueshmëria e investimit mbeten prioritet.
Ndërkohë theksojmë se, si pasojë e shembjes në Librazhd, që për autoritetet është vetëm fenomen natyror, Juglindja e vendit ka mbetur në izolim prej një jave. nga ana tjetër ende nuk ka një afat se kur do të hapet rruga alternative për rihapjen e qarkullimit të mjeteve.
Komente












