Aksioni i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit për shembjen e ndërtimeve përgjatë brezit të rërës në Shëngjin që ka nisur dy ditë më parë ka nxitur revoltim tek pronarët e këtyre bizneseve. Një grua u përplas fizikisht me policinë, duke kundërshtuar prishjen e objektit për të cilin pretendon se ka të gjithë dokumentacionin përkatës. Ajo e konsideron këtë  ndërhyrje si selektive.

Kam dokumentet, jam në pronën time, në 2005 më kanë dhënë leje ndërtimi, e kam bërë objektin dy kate, në 2012 e prishën, fitova në gjykatë, por shpërblim nuk më dhanë kurrë. Sot erdhën me më prishur objektin. Nëse në bregdetin e Shëngjinit nuk ekziston asnjë objekt, mos ekzistojnë as i imi, nëse ligji është i barabartë me të gjithë. Jam e rregullt me ligjin, po punojmë për bukën e gojës. Kjo po bëhet selektive, unë e kam pasur lejen, nuk kam pse të shkoj të marr leje mbi leje" tha ajo.

Janë gjithsej 40 objekte me leje dhe pa leje që janë planifikuar të prishen nga IKMT. Ndërhyrja ka nisur në zonën e Kunës për të vijuar më pas në të gjithë vijën bregdetare të  Shëngjinit. Në terren zbritëm forca të shumta policie për të  mos lejuar të  ketë  përplasje mes punonjësve të IKMT dhe pronareve të  bizneseve.