Një shqiptare e Kosovës ka shënuar një arritje të rëndësishme për diasporën duke dhënë një shembull frymëzues.

Rona Mala, me prejardhje nga Drenasi, i ëshë bashkuar Gardës Kombëtare të Luizianës pas 12 javësh intensive stërvitjeje në bazën ushtarake Fort Sill, në Oklahoma.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, i cili ndan edhe disa detaje rreth formimit të Ronës.

“Rona është ndër vajzat e rralla të diasporës sonë, që në një moshë kaq të re, ka zgjedhur t’i bashkohet Ushtrisë Amerikane. Historia e sukseseve të saj ka nisur shumë më herët: ajo është dalluar vazhdimisht gjatë shkollimit, ka qenë pjesë e “Honor Roll” dhe ka arritur deri në finale të garave kombëtare të vallëzimit në Shtetet e Bashkuara”, bën me dije Maqedonci.

P.J/Shqiptarja.com
Sa e vlerësoni këtë artikull?
1.0 / 5 (1 vlerësim)

Komente

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës: 7 Shtator, 07:56

    Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?