Shembulli i FSHF për arbitrat: Zbatoni urdhërat se ju mbroj unë

Shembulli i FSHF për arbitrat: Zbatoni urdhërat se ju mbroj unë

Arbitrat e ndeshjes Lushnja - Partizani

Situata në futbollin shqiptar vazhdon të jetë kaotike. Por, me kalimin e kohës, situate bëhet më e rënduar. Në një moment që arbitrat po bëjnë gabime që e kalojnë logjikën e një qënie njerëzore, drejtësia jo vetëm që mungon, por “kriminelët” po mbrohen.

Rasti i fundit lidhet me gabimet e gjyqtarit Blerim Ziri në ndeshjen Lushnja-Partizani. Klubi i kuq denoncoi ashpër ato gabime të “telekomanduara”. Por, ndërkohë që në një vend normal, ku shpresat për drejtësi ekzistojnë, Federata vendos që të bëhet pal më abuzuesit.

Së pari, pa asnjë tagër dhe arsyetim, FSHF-ja vendos të bëjë rolin e trajnerit dhe ta analizojë taktikisht apo statistikisht ecurinë e Partizanit. Mbase, për këtë favor, meriton të marrë edhe ndonjë honorar, si shërbim që i bëri klubit të Partizanit, për analizën taktike që i bën ekipit.

Por, pjesa serioze e çështjes lidhet pikërisht për reagimin e tyre. FSHF kërkon qetësi dhe gjakftohtësi, si një formulë që të mos prishet skenari i tyre. Në mënyrë të paprecedentë, FSHF nuk distancohet nga gabime prej “kamikazi” dhe tendencioze të arbitrit, por vendos ta mbrojë atë.

Ky mesazh, nuk është thjesht një shembull që tregon bashkëpunimin mes tyre, por mbi të gjitha, një mesazh për të gjithë arbitrat, se FSHF do i mbrojë sa herë që gabojnë në dëm të klubeve që ajo nuk preferon.

Kjo është një provë se shpërdorimi i detyrës nga ana e arbitrave të futbollit, nuk vjen thjesht nga dëshira apo paaftësia e tyre, por në bashkëpunim me institucionin që kryen edhe pagesën e tyre./Vipsport/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Kosova bëhet me Muze të Gjenocidit dhe Përpjekjes për Liri

Kosova bëhet me Muze të Gjenocidit dhe Përpjekjes për Liri