TIRANË - Gjykata e Tiranës rrëzon vendimin e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit dhe rikthen në radhët e policisë ish-drejtorin e Përgjithshëm të saj, Shemsi Prençi.
 
Në vendimin e zbardhur këtë të shtunë thuhet se gjykata pranon kërkesën e Prencit për t’u rikthyer në strukturat policore, afro një vit pasi ai u përjashtua me vendim të drejtuesve të Policisë së Shtetit me firmë të drejtorit të Përgjithshëm, Hysni Burgaj.
 
Prençi në momentin e largimit nga policia mbante postin e drejtorit të policisë për qarkun e Dibrës. Drejtori i Përgjithshëm i policisë, Hysni Burgaj e ka shkarkuar Prençin me motivin e kryerjes së veprimeve të pahijshme dhe mosushtrim të kompetencave, ndërsa vetë Prençi në atë kohë denoncoi abuzimet e shtetit me biznesin e kromit.

Redaksia Online
(a.q./mag/shqiptarja.com)