Lulet janë simboli i ditës së të dashuruarve, Shën Valentinit. Vitet e fundit shqiptarët, kryesisht burrat, gjithnjë e më shumë po përzgjedhin buqetat me lule si dhuratë.
Tashmë në Shqipëri importohen gati tre herë më shumë lule në krahasim me vitin 2013. Të dhënat nga Dogana treguan se gjatë 2019-s janë importuar lule me vlerë gati 1 miliard lekë, duke shënuar rritje me 4% në krahasim me një vit më parë.
Megjithatë rekordi i luleve të importuara u shënua në vitin 2017, me një vlerë prej 1.07 miliardë lekë.
Tregu i pushtuar nga lulet holandeze
Holanda është tregu kryesor që furnizon me lule tregun shqiptar të luleve. Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2019 janë importuar nga Holanda mbi 331 milionë lekë lule dhe bimë, duke u përgjigjur kështu për një të tretën e importeve në vend.
Në vend të dytë për nga sasia e importuar renditet Italia, me një diferencë të ngushtë me Holandën. Sipas të dhënave të INSTAT nga vendi ynë fqinj janë importuar 314 milionë lekë lule, apo 31% e totalit të importeve.
Vendi i treti i origjinës për nga sasia e importuar është Greqia, me 105 milionë lekë.
Kërcejnë importet e luleve nga Amerika Latine
Viti 2019 ka shënuar një rritje të lartë të luleve të importuara nga Kolumbia. Në vitin që lamë pas, tregtarët shqiptarë sollën nga vendi i largët latin lule me vlerë 38 milionë lekë, trefishuar në krahasim me një vit më parë.
Në vitin 2018 importet e luleve dhe bimëve nga Kolumbia kishin një vlerë prej 13 milionë lekësh.
Edhe Ekuadori, tjetër vend i Amerikës Latine, ishte një ndër vendet kryesore të origjinës së luleve dhe bimëve të importuara me vlerë prej 25 milionë lekë, importet prej të cilit janë rritur ndjeshëm prej viti 2016, në të cilin janë importuar vetëm 8 milionë lekë lule dhe bimë.

/Monitor/
Sondazhi i ditës:
Riorganizimi i PD, a duhet të zhvillohet menjëherë gara për kryetarin e ri?
-
Po
53.4%
-
Jo
24.4%
-
Nuk e di
22.1%
Vota total: 393
Lajme të tjera
-
‘Shën Valentini’, çifti rrëfen historinë e tyre të bukur të dashurisë për Report Tv: Jemi ende të dashuruar edhe pas 54 vjetësh, festoni çdo ditë pranë njëri-tjetrit
14 Shkurt, 12:34
-
Ikja e të rinjve zbeh Shën Valentinin, lule po dhurojnë emigrantët nga Anglia! Bien prenotimet në restorante
14 Shkurt, 07:43
-
Njihuni me historinë e 26-vjeçares nga Tirana që e ka kthyer apartamentin në një kopësht lulesh: Nisi si një mënyrë për të larguar ankthin
18 Shkurt 2022, 14:39
-
Sot dita e ‘Shën Valentinit’, pikturat më të famshme në botë dedikuar dashurisë dhe romancës
14 Shkurt 2022, 16:14
-
Samiu dhe Loreta pas 20 vitesh shkëmbejnë dhurata për 'Shën Valentin'! Mësuesi i Ilir Metës sot 73 vjeç rrëfen si e feston ditën e dashurisë me gruan
14 Shkurt 2022, 16:09
-
Ambasada e SHBA uron ‘Shën Valentinin’ me foton e Ronald Regan: Edhe presidentët gjejnë kohë për festë
14 Shkurt 2022, 15:31
-
Dashuria është në ajër! Përqafime dhe puthje në rrugët e Tiranës për ‘Shën Valentin’
14 Shkurt 2022, 15:04
-
1-vjetori i qeverisë ‘Kurti 2’, kryeministri i Kosovës: 14 shkurti dhe fitorja e LVV-së në zgjedhje, një rastësi e bukur! Gëzuar
14 Shkurt 2022, 14:33
-
Muzikë e Dashuri, mos mungoni sot tek koncerti në ‘Sheshin Skëndërbej’ në Tiranë! Ja këngëtarët që do të performojnë
14 Shkurt 2022, 11:56
-
Dita e Valentinit, 73-vjeçarja amerikane tërheq vëmendjen, gjen dashurinë e vërtetë dhe publikon unazën: Nuk e prisja
14 Shkurt 2022, 11:10
-
Të përqafuar mes luleve, Meta dhe Kryemadhi lënë mesazhet politike për të dhënë ato të dashurisë: Gëzuar Shën Valentinin
14 Shkurt 2022, 10:55
-
Donaldi refuzon të surprizojë Trixën për ditën e dashurisë! Beniada: Mos e lejo të të prishi javën e fundit brenda ‘Big Brother’
14 Shkurt 2022, 10:34
Importi nga Amerika Latine eshte me leverdi, sepse ben nje rruge dhe dy pune :)
Përgjigju