Shenasi Rama: Reforma garanton
sundimin e Parisë së Tiranë 

Shenasi Rama: Reforma garanton<br />sundimin e Parisë së Tiranë 
Shenasi Rama, një nga themeluesit e Partisë Demokratike, shkruan se ndryshimet kushtetuese mundësojnë kontrollin e proceseve politike sërish nga Partia e Tiranës. “Ka dy ditë që po e lexoj me shumë vëmendje tekstin e Kushtetutës së ndryshuar dhe të miratuar me 22 Korrik. Ngadalë-ngadalë po mundohem të shoh ndryshimet e mundshme në strukturën ligjore e shtetërore dhe të krijoj një ide më të qartë se si, në bazë të kësaj Kushtetute do të duhet të duket ngrehina e shtetit shqiptar në të ardhmen. Përfundimi më i parë dhe më i përgjithshëm është se shteti shqiptar vazhdon me kenë një shtet eksperimental, i ndërtuar mbi parime kontradiktore që do të krijojnë shumë shqetësime në të ardhmen. Parimet e Kushtetutës së vitit 1998 dhe strukturat themelore nuk kanë ndryshuar thelbësisht as në përbërjen e as në rolin e tyre.

Kjo garanton vazhdimësinë e sistemit dhe njëkohësisht, edhe kontrollin e gjithkundgjindshëm të parisë së Tiranës mbi proceset politike”, shkruan Rama. Sipas tij, kjo nuk është një ushtrim i sovranitetit. “Në se kjo do të ishte në të mirë të kombit, do të ishte një ushtrim i sovranitetit, siç e kanë shtetet normale. Mirëpo, me që paria e Tiranës sheh para së gjithash interesat e saj, kjo vazhdimësi e kontrollit të tillë politik garanton edhe vazhdimin e gjendjes së krizës së thellë institucionale e morale të shtetit dhe të kombit shqiptar. Kontradiktat që kjo Kushtetutë ka në themelet e në parimet e saj, bëhen shumë të dukshme në ngrehinën ligjore e institucionale, në kompetencat e në fuqitë që kanë strukturat e ndryshme dhe që dukshëm e lehtësisht shfrytëzohen nga paria për të mbrojtur interesat e saj jetike”, thotë Rama. Sipas tij, Kuvendi rrëzoi propozimet e të huajve për të mundësuar vijimin e kontrollit të jetës politike.

“Më e rëndësishmja nuk është ajo që mbeti, se sa ajo që nuk u pranua të ndryshohet. Ndryshimet me draftin e Qershorit dhe te korrikut që u paraqitën nga të huajt janë të thella dhe të qarta dhe në disa pika qartësisht të kundërta me synimet e të huajve. Të huajt paraqitën ndryshime thelbësore që shkonin nga vendosja e forcave të huaja sipas dëshirës deri në vendosjen e protektoratit politik të BE në formën e një EULEX të modifikuar në formën e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Në të kundërt, Kuvendi jo vetëm që i hodhi poshtë këto propozime, dhe afirmoi sovranitetin e shtetit, por edhe forcoi kontrollin politik të parisë mbi strukturat e sistemit të drejtësisë”, shkruan Rama.

Redaksia online
a.n shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Radhë kilometrike në pikën kuftare të Muriqanit! Makinat në pritje nga Mali i Zi për të hyrë në Shqipëri

Shkodër/ Radhë kilometrike në pikën kuftare të Muriqanit! Makinat në pritje nga Mali i Zi për të hyrë në Shqipëri