Godina e re e QSUT, PD: Përgjysmohen shtretërit, teknologjia skandaloze! Reagon MSH: Investimi më i mirë i 90 viteve (VIDEO)

Ish deputeti i PD, Bardh Spahia thotë se ditën e nesër kryeministri Edi Rama do inaugurojë godinën e re të shërbimeve kirurgjikale në QSUT, por sipas Spahiajt ky investim është vetëm një flluskë sapuni. Ai këtë e cilëson me filozofinë e “tollonit” e të racionimit të kujdesit shëndetësor, ndërsa thotë se është kthim pas në teknologji. Spahia deklaron edhe tre fakte sipas tij, ku thotë se është përgjysmuar numri i shtretërve. Ndërkohë që shton se teknologjia është skandaloze, ndërsa për më tej shton se nuk ka qendër edukuese për studentët.

"Nesër kryeministri ilegjitim do inaugurojë me bujë godinën e re të shërbimeve kirurgjikale në QSUT, ku përfshihen klinikat 1, 3 dhe Urologjia. Në fakt investimi “i madh” i qeverisë është një flluskë sapuni, në filozofinë e “tollonit”, pra racionimit të kujdesit shëndetësor, por edhe të kthimit pas në teknologji. 1- Eshtë përgjysmuar numri i shtretërve, duke mos patur mjaftueshem shtretër as për urgjencat, e jo më për të sëmurët e planifikuar. Sa për ilustrim: nga 50 shtretër që ka patur klinika 3, numri reduktohet në 30. Kurse klinikës 1 i ulet numri I shtretërve nga 34 në 30. 2- Teknologjia pastaj është histori më vete, skandaloze. Pajisjet e përdorura janë “standard definition“ e jo „high definition“ sic është standardi modern në Europë.

Burimet thonë se firmës fituese I janë dashur përpjekje titanike për të gjetur atë teknologji të viteve ’90 për kolonat e aparaturat e videolaparoskopisë, se nuk po përdoren më. 3- Nuk është menduar për ambiente të nevojshme për studentët, profesorët që të zhvillojnë mësim në këtë qendër edukuese. Për stafin mjekësor janë vetëm 4 dhoma të vogla, pra 2-3 mjekë në një dhomë. Filozofia dritëshkurtër rilindase harron faktorin kryesor, atë njerëzor. Të gjitha këtyre mangësive, u shtohet ajo më e madhja: rreziku kryesor i mospërmbushjes së numrit të ndërhyrjeve të planifikuara për shkak të koncesionit të sterilizimit e mungesës së fondeve. Paaftësia e kombinuar me makutërinë është rrezik fatal për qytetarët e vendin! RamaIk" shkruan Rama.

Report Tv u interesua pranë Ministrisë së Shëndetësisë pas akuzave të ngritura nga PD-ja lidhur me abuzimet në spitalin e ri që po ndërtohet në QSUT. Zyra e shtypit të ministrisë së Shëndetësisë, tha se ky është investimi më i mirë dhe i rëndësishëm i 90 viteve të fundit në shëndetësi

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • PALAÇO: 12/01/2020 14:11

    O bardh spahia ti me bsbēn tat keni qen më palaçot e shëndetsis. E kishim pa spitalet në kohën e qenit salhe se në çfar katastfofe ishin. E tani del e lef si qen bastard. Qen bir qeni 400 brezash.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë