Shëndetësia falas, Basha: Qeveria
ka dështuar, mashtrim elektoral

Shëndetësia falas, Basha: Qeveria<br />ka dështuar, mashtrim elektoral
Kryetari i Partisë demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar qeverinë se ka dështuar me projektin e saj për shëndetësinë. Në në konferencë të opozitës mbi shëndetësinë, Basha ka thënë se shëndetësia falas e premtuar nga mazhoranca është dhe mbetet një mashtrim elektoral.

“Do ndalem tek shëndetësia falas, këtu koefiçenti i mashtrimit është i lartë. Është një mashtrim elektoral. Premtimi për shëndetësinë falas është një dëshirë naive. Dhe unë iu them tërhiquni publikisht nga ky premtim, dhe në aspektin politik ky do të ishte një fitim për mazhorancën. Edhe gjatë fazës elektorale kanë premtuar  gjera të parealizuara. Shëndetësia  është parathënia e një skeme korrupsioni, një mafia e strukturuar për shkak se shëndetësia është gjithmonë një mall në treg. Jo vetëm nuk ka përmirësime por po kapen sektorë të ndryshëm nga një klientelë e ngushtë nga pushteti”, ka thënë Basha. 

Kreu i opozitës ka akuzuar gjithashtu qeverinë se po bën korrupsion me barnat. "Ka shkelje të ligjit në tenderat e ilaçeve. Korrupsioni në farmaceutikë është më i egër. Thirrja që i drejtohet sot shumicës, është një detyrim i yni. Por nuk kam shpresë që do të ketë reflektim, sepse brenda shumicës janë sot njerëz që diktojnë këtë korrupsion. Brenda shumicës ka njerëz që drejtojnë këtë treg. Po bëhet një batërdi me barnat dhe do të ketë pasoja shkatërrimtare për shëndetin enjerëzve për një grush njerëzish. Kjo është dhjetëra herë se narkotrafiku", ka thënë Basha.  



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni