TIRANE - Kreu i qeverisë iu kundërpërgjigj dje akuzave të lëshuara pak ditë më parë nga kryesocialsiti Rama për mbrojtjen e pacientëve nga infermieret, ai kërkoi që Rama të kërkojë falje publike. “I kërkoj zotit Rama publikisht të tërheqë fjalën shumë pa mend që ka thënë për infermieret. Ato janë vajza, gra, nëna, motra dhe nuk kisha dëgjuar kurrë ndonjëherë, nëse të duken spitalet shtëpi publike.

Punonjësit janë pasuri kombëtare, shtetërore, nuk janë reparte partiake, klube militantësh”, tha kreu i qeverisë. Ndërkohë që në reagimin e tij, Rama i kërkoi kryeministrit një debat publik për shëndetësinë.

“Pse mos bëjmë një debat publik për shëndetësinë dhe për kush duhet t'u kërkojë ndjesë jo vetëm infermiereve po të vdekurve e të gjallëve? Po nëse ia mban zemra debatin le t'i zgjedhë vetë vendin formatin gazetarët ditën,orën dhe le t'i shohim aty pastaj sukseset në shëndetësi!

Një kardiolog në pushtet që rrënoi shëndetësinë dhe një KM që takson më shumë infermieret se veten duhet të ikë me vrap e të fshihet, Turp!”, shkruan Rama në Facebook. Ky debat mes dy liderëve politik ka sjellë dhe reagimin e bluzave të bardha. Infermieret në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, shprehen se “Në nuk janë të gjitha infermieret k....Pyll pa derra nuk ka, por jo të gjitha janë ashtu si tha Rama.

Mund t`i ketë ndodhur ndonjërës që infermierja mund t`i ketë marrë burrin, por jo të gjitha mund të futen në një thes” shprehet një nga infermieret e spitalit. Ndërsa një tjetër shprehet se kush do të ketë folur për infermieret duhet të kërkojë falje për ata që është thënë “Kam dëgjuar në lajm për debati, Rama tha “që duhet të marrin edhe gruan me vete burrat kur të shkojnë në spital”.

Kush do që e ka dhënë si Rama, si Berisha, duhet të kërkojë falje për këtë” shprehet një tjerët. Një tjetër punonjëse e bluzave të bardha shprehet se“Rama ka të drejt në pikë që thotë se kushte në spital janë skandaloze. Unë punoj në spital dhe shpesh përballemi më mungesën e medikamenteve, kushti më minimal për kurim e të sëmurit. Ka raste kur edhe dorezat na mungojë” tregon infermieria.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 28.03.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)