Gjatë fjalës mbajtur para të pranishmëve, numri një i opozitës vuri theksin në një sistem të ri shëndetësor, i cili do të gjejë aplikim pasi Partia Socialiste të vij në pushtet, një sistem ku të kenë akses të gjitha shtresat.
“Shërbimin shëndetësor duhet ta gëzojnë të gjithë, edhe ata që s’kanë mundësi të paguajnë. Shërbimin shëndetësor duhet ta blejë shteti. Prandaj ne propozojmë Shërbimin Shëndetësor Kombëtar”, tha Rama.
Ndërkaq, Rama u tregua i ashpër ndaj sistemin aktual shëndetësor ndërsa ka akuzuar qeverinë se e përdor këtë sistem për përfitime personale.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)