Shëndetësia, Rama: Ministria
organizatë partie e korruptua

Shëndetësia, Rama: Ministria<br />organizatë partie e korruptua
TIRANË- Në tryezën e thirrur nga PS për situatën aktuale në shëndetësi dhe të ardhmen e saj, kryesocialisti Rama tha se të papunët rrezikojnë shumë pasi nuk janë në gjendje të paguajnë për shëndetin e tyre.

“Sot flasin në shëndetësi që bazohet në parimin secili për vetë dhe Zoti për të gjithë, politika jonë është secili bazohet sipas mundësive dhe shteti për të gjithë. Sot 60 % e përbëjnë pagesat për qytetarë.. Kontributet përbëjnë 1/5 e shëndetësisë. Në përgjithësi kemi sistem shëndetësor ku më shumë se gjysma e shpenzimeve përbahet nga pagesat për shtetin. Sepse modeli dhe politika që e mban atë në këmbë janë të ndërtuar mbi parimin secili për vete dhe Zoti për të gjtihë 1 milionë njerëz gjenden të përjashtuar nga shërbimi shëndetësor se nuk janë të siguruar se nuk e kanë një punë. Në tetor 2009 tarifat u rritën 4 deri 5 herë, në 2010 u vendos edhe tvsh 10%. Ne jemi të vendosur të heqim tvsh për ilacet. Rëndesë për 104 mijë familje që jetojnë me 40 mijë lekë në muaj. Nuk është vetëm modeli që ka dështuar por ai kalbet mbi tokë nga një korrupsion kapilar që ushqehet dhe forcon këto interesa”, deklaroi Rama.
 Ai deklaroi se Ministria e Shëndetësisë është kthyer në një organizate partie ku ushqehet korrupsioni.

“Ministria e Shëndetësisë është organizatë partie në shërbim të një partie të koalicionit. Ministria e Shëndetësisë prej kohësh ka qenë pjesë e pazareve të koalicionit, si një trofe i një partie të vogël dhe në mënyrë të hapur ajo lejuar të kthehet në organizatë partie ku të gjitha paratë e taksapaguesve për të mbajtur në këmbë sistemin e saj janë kthyer në rroga për anëtarëte e partisë", deklaroi kryesocialisti.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza