Albin Kurti, fituesi i zgjedhjeve parlamentare në Kosovë dhe kandidat për kryeministër i qeverisë së re u shpreh në një intervistë për emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo' në Report Tv se është kundër iniciativës së bashkëpunimit rajonal të Shengenit Ballkanik në këtë formë që po krijohet. Ai e cilësoi si të gabueshme dhe e pashpjegueshme ngutjen që me doemos të mbahej tani kjo mbledhje në Ohër, kur dihej se Kosova nuk do të merrte pjesë. Sipas tij, Kosova dhe Shqipëria më parë duhet të heqin barrierat mes tyre dhe më pas të mendojnë për nismat rajonale, ku kërkoi më tej që të ketë një politikë të përbashkët. "Ne nuk mund të flasim me të tretët pa u marrë vesh më parë mes veti. As Tirana dhe as Prishtina nuk bën të shkojnë në nisma rajonale pa folur më parë me njëra tjetrën. Nuk ma ka marrë mendja se do të mbahet mbledhja e Ohrit pa Kosovën, pas asaj që ndodhi në Serbi”.
E ndërsa u ndal edhe njëherë te biseda me Edi Ramën pak javë më parë në Tiranë, Kurti deklaroi se si kryeministër i ardhshëm i Kosovës parësore do të ketë forcimin e marrëdhënieve me Shqipërinë duke vendosur edhe disa piketa. "Përveç komisioneve të përbashkëta, është mirë të kemi edhe regjistrin e përbashkët civil dhe të biznesit. Pajtohem për sistemin energjetik të përbashkët KESH dhe KEK". Ndërkohë që ironizoi propozimin e kryeministrit Rama për një ministër shteti të përbashkët? "Në 10-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, kryeministri Rama propozoi një president të përbashkët, ajo u harrua, tani ramë te ministri i shtetit dhe tani kjo po harrohet edhe më shpejt. Daullet i kanë marrë Lorik Cana dhe Rita Ora, duhet të shkojmë përtej atyre, prej nesh priten plane, punë dhe buxhet".
Përsa i përket taksës së mallrave me Serbinë, Kurti ritheksoi se do të hiqet dhe do të zëvendësohet me reciprocitet. Po cfarë do të thotë kjo? "Serbia ka nevojë të ndryshojë Kushtetutën e saj për heqjen e Kosovës. Unë dua reciprocitetin. Nëse një serb me diplomë në Nish apo Beograd vjen punon në Grashanicë, pse një djalë nga Presheva që diplomohet në Prishtinë të mos japë mësim në Preshevë? Ky parim është oferta ime për Serbinë dhe parim i reciprocitetit është kriteri normal" tha ai. Gjatë intervistës Kurti foli edhe për shumë cështje të tjera.
VIDEO/ Emisioni i plotë
Kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti deklaroi se negociatat për harmonizimin e programit me LDK-në janë në fazën e fundit dhe brenda kësaj jave pritet që të jetë një tjetër takim me Isa Mustafën. Për Kurtin nuk ka dyshime se kush do të jetë kryeministër pasi këtë e vendosi populli me partinë që zgjodhi të parë dhe një gjë të tillë e kanë pranuar edhe brenda strukturave pavarësisht deklaratave publike. "Jemi në fazën përfundimtare përsa i përket programit. Mbi 80% e programit është harmonizuar, këtë javë takohem me udhëheqjen e LDK-së, Mustafën që të diskutojmë edhe cështje të tjerë, te ndarja e ministrive". Cilat janë ministritë që do të donit të kishit? "Jemi marrë vesh të kemi 12 ministri, por nuk mund të them se kjo është më e rëndësishme se ajo tjetra".
A është posti i Presidentit pjesë e negociatave? 'Nuk kemi pasur një kërkesë të tillë. Ulëset e ministrave dhe kryeministrit janë të zbrazta po na presin ne. Po humbim kohën e çmuar, sa i përket Presidentit, aty është një njeri njëherë. Nuk ka kuptim të flitet tani. Unë nuk besoj se duhet të hapim cështjen e Presidentit pa u marrë vesh për qeverinë. Ne ta takon ta zhvillojmë bisedën edhe për Presidentin po jo në këtë fazë".
Por a ka mundësi që të mos arrihet konsensusi me LDK-në? "Mundësi teorike ka por populli në 6 tetor tha se nuk e do atë gjë. Në rastin më të keq të mundshëm nëse nuk merremi vesh shkojmë në zgjedhje të reja, ku rezultati do të ishte edhe më i favorshëm për Vetëvendosjen sesa sot. Për postin e kryeministrit qytetarët e thanë mendimin në 6 Tetor dhe në anën tjetër unë besoj se takimet e brendshme, kanë ecur mirë me LDK-në dhe nga grupet e punës kam informacion se atmosfera ka qenë shumë e mirë dhe jo në përputhje me deklaratat e zyrtarëve të ndryshëm. Mua nuk më brengos" tha ai.
Albin Kurti tha se nuk ka marrë asnjë mesazh urimi nga Presidenti Thaçi për rezultatin në zgjedhje. Ai tha se pret që Thaçi ta thërrasë dhe ti japë mandatin.
"Jo, publikisht. As në mënyrë indirekte pasi kemi shoqëri të ndryshme. Por jam i vetëdijshëm që duhet të takohem me të që të më japë mandatin për formimin e qeverisë së re dhe është evidenet që nuk dua ta përjashtoj nga politika e jashtme, por ai as nuk do ta krijojë as ta udhëheqë atë. Pres të takohem me atë edhe zyrtarizimin si subjekti që ka dalë i parë si më i votuari" tha ai
I pyetur se çfarë ndodh nëse në Bruksel thërrasin Thaçin dhe jo ju për të vijuar dialogun, ai u përgjigj se "Nuk ka vlerë ajo punë. Një nga arsyet që doli kundër samitit të Ohrit, është se nuk ka peshë më. Një nga arsyet se përse nuk shkoi në Ohër ishte kjo dhe filloi të bënte patriotin, ka kaluar koha, ka të tjerë tani"tha ai.
Albin Kurti u shpreh se serbët e Kosovës po përdoren nga Beogradi kundër Prishtinës. Ai tha se partisë Lista Serbe nuk ia ka nevojën për koalicion, por do të gjejë një mënyrë për përfshirjen në qeveri si obligim kushtetues.
"Ata (serbët në Kosovë) nuk i duan as në Serbi, më shumë i përdor Beogradi të mos ecë Kosova përpara. Kur kam qenë në burg, serbët e Kosovës i merrnin si gardianë dhe i quanin shkiptari, term pezhorativ. Serbët e Kosovës Beogradi nuk i do dhe është në panik. Ata në kohën e Thacit mbajtën referendum, dhanë dorëheqje shkuan në zgjedhje, prapë vijnë në takime. Ata e dinë se në Serbi mund të shkosh nëse ke një shtëpi rezervë, por në të kundërt jo.
Unë besoj se edhe Lista Serbe është e shantazhuar nga Vucic, e vranë Oliver Ivanovicin. Duhet të kem marrëveshje me LDK-në dhe 10 deputetët e pakicave jo serbe dhe në fund do të gjejmë ndonjë mënyrë për ta përmbushur Kushtetutën por për koalicion politik nuk ua kemi nevojën. Ne nuk do të na varet qeveria nga Lista Serbe, por obligim kushtetues do ta gjejmë" tha ai.
Me marrjen e drejtimit të qeverisë, Albin Kurti u shpreh se do të heqë taksën 100% të produkteve serbe në Kosovë duke vendosur reciprocitet ekonomik, politik dhe tregtar. "Tarifa 100% zëvendësohet me reciprocitet. Nuk e di kur por qeveria jonë do të jetë e përbërë nga Vetëvendosje dhe LDK-ja, ne do të vendosim dhe kur do ta vendosim do ta heqim, do të përpiqemi sa më shpejt" theksoi ai.
Por cfarë do të thotë reciprocitet? "Serbia ka nevojë të ndryshojë Kushtetutën e saj për heqjen e Kosovës. Unë dua reciprocitetin. Këshillin Kombëtar Nacional nëse serbët e duan në Kosovë, t'ua lejojnë shqiptarëve në Preshevë. Nëse një serb me diplomë në Nish apo Beograd vjen punon në Grashanicë, pse një djalë nga Presheva që diplomohet në Prishtinë të mos japë mësim në Preshevë? Ky parim është oferta ime për Serbinë dhe parim i reciprocitetit është kriteri normal" tha ai.
Kreu i Vetëvendosjes rrëfeu edhe njëherë se cfarë bisedoi me kryeministrin Edi Rama pak javë më parë në Tiranë. Ai tha se Rama nuk është për shkëmbim territoresh. "Karshi Beogradit nuk duhet të ketë një politikë Tirana dhe një politikë Prishtina. Ashtu si me Greqinë, nuk mund të kem unë një politikë ndaj Athinës pa u konsultuar me Tiranën. Kemi diskutuar shumë gjatë për cështje ekonomike dhe Rama u mundua që të më tregojë mua një mori të vështirësive që ka hasur kur erdhi si kryeministër shumë gjëra që ka menduar ti bëjë, disa i ka bërë disa janë vonuar dhe vështirësitë që ka hasur me administratën, por edhe profesionalizmi dhe punës që ndoshta jo pak mungon tek ne.
Unë mendoj se është për të përshëndetur ai qëndrimi i tij se nuk është për shkëmbimin territorial, meqenëse se kishte diku nga 14 muaj që nuk ishim takuar dhe padyshim se mendoj se ai projekt i dështuar nuk duhet të vijojë që të mbetet as ide. Unë dua që Serbia një ditë të integrohet në BE, populli serb e do BE-në, por shteti serb jo, unë e njoh historinë e Serbisë. Në Serbi kanë vrarë shumë lidera, por atje nuk i ka vrarë populli, por shteti. Ky është dallimi me ne, se këtu e ka vrarë populli. Vucic duhet të gjejë një partneritet me popullin serb kundër shtetit serb, por nuk jam i bindur se e ka këtë kurajo. Ndonjë edhe përkëdheljet në rajon dhe faktori ndërkombëtar nuk e ndihmojnë për këtë" tha ai.
Kryeministri Rama u shpreh pak javë më parë se Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një ministër shteti të përbashkët, por Albin Kurti sonte në Report Tv i ktheu një përgjigje ironike.
"Në 10-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, kryeministri Rama propozoi një president të përbashkët, ajo u harrua, tani ramë te ministri i shtetit dhe tani kjo po harrohet edhe më shpejt.
Daullet i kanë marrë Lorik Cana dhe Rita Ora, duhet të shkojmë përtej atyre, prej nesh priten plane, punë dhe buxhet. Shumë mirë të ishte që Shqipëria ta kishte një konsullatë në Manastir apo Preshevë.
Ne kemi rreth 50 marrëveshje Kosovë-Shqipëri, 30 janë për cështjet ekonomike, e kam ngritur edhe me Ramën në takim. Nuk ka nevojë që ministrat dhe kryeministrat ta kopjojnë Lorik Canën apo Rita Orën për simbolin e shqiponjës. Përvec komisioneve të përbashkëta, është mirë të kemi edhe regjistrin e përbashkët civil dhe të biznesit" tha ai.
Kreu i Vetëvendosjes u shpreh se është pro bashkimit të Korporatës Energjitike. "Pajtohem për sistemin energjetik të përbashkët KESH dhe KEK".
Albin Kurti u shpreh se Shengeni Ballkanik është një kurs i rrezikshëm duke aluduar për synimet e fshehta të Serbisë. Ai kërkoi nga Edi Rama që të mos nxitohet, ndërsa u shpreh se Tirana dhe Prishtina përpara se të marrin pjesë në samite duhet të konsultohen.
"Në gërmallat e Jugosllavisë së dytë, Milloshevici ngriti të tretën që ishte gjenocidale, Vucic i përket asaj klike që erdhi në pushtet pas Milloshevicit, që të jetë më ekstrem se ai dhe nuk kam dyshim që synon Jugosllavinë e katërt me synim zgjerimin e saj. Unë besoj se Kosova dhe Shqipëria nuk besoj se do të bashkohen nëse këtë e shohin përmes platformave rajonale.
Ky është një kurs i rrezikshëm që nuk mund të ketë miratimin tonë. Nuk jam kundër nismave rajonale, por jo para bashkëpunimit me Shqipërinë. Të heqim njëherë barrierat me Shqipërinë pastaj me Serbinë. Rama duhet të bashkëpunojë më shumë me Malin e Zi dhe Maqedoninë para Beogradit. Te mbledhja e Ohrit, i vetmi nga Bosnja që e mbështeti ishte ministri nga Serbia. Tirana nuk duhet të ngutet, nuk duhet të nxitohet.
Kur janë qëllimet e mira, gabimet nuk janë të përjashtuara. Tirana e njeh më mirë se ne Italinë dhe Greqinë, ndërsa ne veriun dhe lindjen. Nuk ma ka marrë mendja se do të mbahet mbledhja e Ohrit pa Kosovën, pas asaj që ndodhi në Serbi. Për mua ishte e befasishme, që u mbajt pa u konsultuar edhe të tjerët. As Tirana dhe as Prishtina nuk bën të shkojnë në nisma rajonale pa folur më parë. Ne mund ta zëvendësojmë njëra tjetrën, por jo të guxojmë të kemi dy politika të jashtme' tha ai.
Kosova mungoi në samitin e Ohrit, ndërsa Albin Kurti, fituesi i zgjedhjeve në Kosovë deklaroi në Report Tv se përpara se të marrë një vendim do ta diskutojë me qeverinë dhe grupet e interesit, biznesin. Ai 'thumboi' kryeministrin Rama kur tha se uron që ta ketë bërë një gjë të tillë në Shqipëri. Samitin e Ohrit ai e cilësoi si të ngutshme dhe të pashpjegueshme, ndërsa u shpreh edhe njëherë se marrëdhënia e Kosovës me Serbinë do të jetë bazuar në reciprocitet.
"Së pari besoj që Samiti i Ohrit, apo mbledhja e dytë e kësaj vale të re nuk është dashur që të mbahet. U mbajt takimi i parë, u tha se në Ohër do të vijnë të gjithë, por nuk shkoi Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja patën përfaqësim simbolik. Kur spostohet edhe Samiti i Parisit nuk ka pse të mos spostohet për një datë tjetër edhe i Ohrit. Ishte e gabueshme dhe e pa shpjegueshme ngutia që me doemos tani të mbahet tani kjo mbledhje në Ohër, kur dihet se Kosova nuk do të marrë pjesë.
Cfarë do iniciativa duhet ti bëjë vendin parimit të reciprocitetit që do të zbatojë qeveria e re e Kosovës. Edhe LDK-ja edhe unë, gjithsej 2/3 e shqiptarëve të Kosovës kanë qenë për reciprocitet me Serbinë. Do të mbledh qeverinë për ta diskutuar këtë gjë dhe me shoqatat dhe organizatat, unionet për të parë se cfarë dobie kanë për Kosovën? Duhet ta shohim. Kemi nevojë që ta bëjmë një diskutim të tillë me biznesin dhe shpresoj që Rama ta ketë bërë me biznesin në Shqipëri" tha ai.
Shqipnis i duhete nje si albini per nryshe skena shpres per shqipnin. As per shqiptare si jetoj jashte trejve.
PërgjigjuAlbini po tregon nje stature te vogel politikani. Deri tani artikulon gjera te pergjithshme, sepse s'ka njohuri per qeverisjen e institucioneve apo per procese shteterore qe jane bere gjate kohes qe ka qene ne opozite. Po hyn ne debate te panevojshme, sidomos me Shqiperine. Ketej bejne thirrje mos fusni hundet ne punet e Kosoves, tani u krruhet kurrizi dhe fusin hundet edhe ne punet e Shqiperise, por bejne dhe viktimen pse nuk i merr doren kush.
Shoku Albin, ti teorikisht ke shume te drejte kur thua te heqim barrierat por gabon ne rrugen qe zgjedh sepse fare mire ti mund te shfrytezoje samitin e Ohrit dhe te tjeret qe do vijne me pas qe te kerkosh haptazi ne mes te tavolines para te gjitheve ato qe me te drejte kerkon. Duke mos shkuar ti pa e kuptuar i ben nje dem shume te madh popullit te Kosoves, dhe vete Kosoves si shtet.. Koha do ta tregoje..
Përgjigjuper Sula..Siq duket levizja e lire e serbve te serbise paska fillue vite me pare ne Shqiperi..dhe aty pari nga shtepia jote paska kalue ndonje serbe dhe paska qene mysafiri i mamas tende per nje kohe te gjate..dhe produkti i bashkepunimit qenke pikrisht ti..
PërgjigjuDmth sipas ketij, Shqiperia do jete nen urdherat e kosovareve. Ik o Albin, se dhe kaq qe po ben Rama, shume eshte, madje dhe vet ne po rriskojme
PërgjigjuVAZHDO PUNEN EDI RAMA JE NJESHI I shqiperise ,,,,qente e kosoves le te lehin,,puna jone te shkoje perpara...bej mareveshje me serbine,,rusine,,polonine,,bullgarine,,maqedonine,,cekine,,pra me gjithe lindjen ,,qe eshte nje treg shume I madh per prodhimet shqiptare...
PërgjigjuJam perkrahes me Ramen per levizje te lire ne Ballkan,por siq duket nga shkrimet siq shkruan,levizja e ndonje serbi nga serbia aty pari nga shtepia e juaj ka ndodhur vite me pare nga dhoma e gjumit ,dhe produkt i levizjes se lire qenke pikrisht ti..
PO O ALBIN TY DO TE PYESE EDI RAMA SE CFARE DO BEJE,,,,TE JETE PER KOSOVEN ASNJEHERE NUK BEHEJ SHENGENI BALLKANIK,,VAZHDO EDI RAMA LERI MALOKET NE HAJVANERITE E TYRE...
PërgjigjuSi ke msu shqip ti mer kafshe serbe?
Ah more Albin por ne per kryeminister kemi nje bajge
PërgjigjuAktualisht ne Kosove ka shperthyer nje fushate histerike kunder Rames. Media e politika atje, konsumojne e transmetojne ne publik ne kohe reale, qelbin qe prodhohet pa pushim ne dy shtetet shqiptare. I vetmi kut vleresimi per politikanet ne Kosove eshte te jene per cdo gje kunder Rames. Shqiptaret e Kosoves me rol politik, publik e mediatik, duket te jene te telekomanduar. S'jane te zotet te marrim pergjegjesite per vendin, dhe corodisin njerezit duke kerkuar te keqen aty ku s'eshte. Kjo eshte keq per ta, edhe per ne njelloje, padyshim.
PërgjigjuShko me pas te dhoma ivica dadic te marresh leket.