LEZHE - Një fabrikë e përpunimit të peshkut është përpirë nga flakët në afërsi të portit të Shëngjinit mëngjesin e sotëm.
Në momentin e rënies së zjarrit rreth 200 punonjës ishin brenda në fabrikë, por fatmirësisht nuk janë shënuar të lënduar në njerëz.
Punonjësit, por edhe banorët e zonës janë evakuuar për të shmangur ndonjë incident, ndërsa flakët shkaktuan dëme të konsiderueshme në fabrikë dhe panik tek banorët e zonës.
Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike, megjithatë vazhdojnë hetimet.
Zjarri ka rënë rreth orës 9 e 30 minuta të mëngjesit të sotëm. Flakët e zjarrit janë përhapur vrullshëm të ndikuara nga era e fotë ndërsa falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve situata është vënë nën kontroll pas rreth një ore.
Ne vendin e ngjarjes ishte edhe kreu i komunës Salvador Kaçaj dhe prefekti Pal Dajçi. Nga ana tjetër Shtabi i Emnergjencave Civili në Prefekturë dhe Komuna e Shëngjinit bënë me dije se ka nisur puna për verifikimin e të gjitha dëmëve nga ky zjarr masiv.
Ndërhyrja e shpejtë bëri që rreziku të minimizohet pasi kompania në fjalë ndodhet ngjitur me portin e qytetit bregdetar dhe me biznese të tjera të mëdha.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com