LEZHË- Një shtetase Kosovare me inicialet R.K 69 vjeç, është mbytur në plazhin e Shëngjinit këtë pasdite rreth orës 18:30.

69-vjeçarja ka qenë  në jetë kur është nxjerr nga uji, dhe është dërguar në spitalin Rajonal të Lezhës, ku edhe ka ndërruar jetë.

Sipas ekspertizës mjeko-ligjore në trupin e 69-vjeçares nuk ka shenja dhune dhe dyshohet se mund të jetë mbytur në det.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë , po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

R.K kishte ardhur për të kaluar pushimet verore në Shëngjin. 


Redaksia Online
J.Sh/Shqiptarja.com