Vijon të jetë aktiv zjarri i rënë që prej orës 12:00 të ditës së sotme në zonen lagunore të mbrojtur të Knallës në Shëngjin. Deri tani flakët kanë përshkuar rreth 10 hektarë bimësi, ndërsa ndërhyrja e zjarrfikësve është e pamundur për shkak të mungesës së rrugës. Aktualisht zjarri nuk përben rrezik për zonën e banuar, teksa zjarrfikësit vijojnë të qëndrojnë në gatishmëri.


Lajmi kryesor:

Zjarr vijon të jetë aktiv në lagunën e Knallës në Shëngjin, digjen 10 hektarë bimësi! Ndërhyrja e zjarrfikësve e pamundur për shkak të mungesës së rrugës! Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme