SHËNIM – A duhet t’i trembemi një atentati kimik apo bakteriologjik në Evropë?


PARIS, /ATSH-AFP/ - Sigurisht, nuk duhet të përjashtojmë rrezikun për një atentat kimik apo bakteriologjik, theksoi sot kryeministri francez, Manuel Valls, por ai duhet të përqendrohet vetëm tek realiteti, theksoi Olivier Lepick, specialist i armëve për Fondacionin francez për Kërkime Strategjike (FRS).
AFP: A ekziston një rrezik real për një atentat me armë kimike apo biologjike në Francë apo në Evropë?
Lepick: Po të marrim parasysh faktet, po. ISIS-i ka arritur të sigurojë armët kimike. Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike e ka konfirmuar këtë më 21 gusht. Sasi shumë të kufizuara të gazit mustard. Por, nga kjo të mendosh se ata janë të aftë të fillojnë një atentat kimik apo biologjik në Evropë, është një hap i madh, që nuk duhet të kalohet. Ka një numër të caktuar barrierash logjistike dhe teknike shumë të vështira për t'u kaluar.
AFP: Cilat janë këto barriera?
Lepick: Kjo lloj arme është shumë më e vështirë në përdorim se kallashnikovi dhe rripi i eksplozivit. Ka një lëvizje kuantike në kuadër të kompleksitetit, veçanërisht për shkak të militarizimit të një gazi kimik apo të një veprimi biologjik. Nuk mjafton të ketë gaz mustard, duhet të jesh i aftë ta militarizosh, që do të thotë ta bashkosh me një sistem të përhapjes, dhe atje hynë gjëra, teknika që janë shumë të komplikuara. Që ISI-i apo entitete të tjera nënadministrative janë të interesuara, kjo është e dukshme, por nëse do të ishte kaq e thjeshtë, ata do ta kishin bërë kohë më parë.
AFP: A është e përgatitur Franca për këtë hipotezë?
Lepick: Jemi përgatitur që prej shumë kohësh. Që prej atentatit të kryer nga sekti Aum në mars të vitit 1995 në metronë e Tokios, 12 të vdekur dhe më shumë se 5 000 të plagosur. Plani Vigipirate përmban pjesët Piratox, Piratom, Biotox që trajtojnë këto lloj gjërash. Ne kemi mekanizma shumë të mirë, manovra janë zhvilluar rregullisht në metro, por nuk është momenti për të folur.
Të them të vërtetën, unë jam pak i habitur nga deklarata e kryeministrit. Jo pse ky rrezik nuk duhet të merret parasysh, është një mundësi, por duhet të merremi vetëm me realitetin. Sidomos në një periudhë kur tensioni dhe emocionet janë mjaftueshmërisht të forta.(Nga Michel Mouto) 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Zjarr në ndërtesën historike në qendër të Londrës