SHËNIM – Diskutime vendimtare mes Athinës dhe ministrave të Financave të zonës euro


ATHINË, 11 shkurt /ATSH-AFP/ - Autoritetet greke dhe drejtuesit e zonës euro do të mblidhen sot në Bruksel për një takim vendimtar mbi borxhin e Greqisë.
Ministrat e Financave të zonës euro do të bëjnë përpjekje për gjetjen e një kompromisi mes kërkesave të kreditorëve të Greqisë dhe propozimeve alternative të qeverisë së re të Aleksis Cipras për planin e shpëtimit të implementuar në vitin 2010.
Një ditë më parë, toni është rritur mes Athinës dhe Berlinit, ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schauble ka paralajmëruar grekët. "Ne nuk negociojmë program të ri. Ne e kemi tashmë një program", deklaroi ai dje në përfundit të samitit të G20-s në Stamboll.
"Schauble mund të na e kërkojë këtë me çdo mënyrë, ne nuk do të kërkojmë shtrirje të planit të ndihmës", theksoi dje në mbrëmje Alexis Tsipras para Parlamentit grek, para votëbesimit të deputetëve.
Qeveria e Tsiprasit ka marrë votëbesimin e Parlamentit, nga 162 deputetë të maxhorancës qeveritare, 149 deputetë të partisë Syriza (e majta radikale) dhe 13 aleatë të së djathtës sovrane, grekët e pavarur. 299 nga 300 deputetë ishin të pranishëm në Parlament.
Konfrontimi duket i pashmangshëm mes Greqisë, për të cilën kryeministri i të majtës radikale ka premtuar se do t'i rikthejë krenarinë përballë kreditorëve (BE, FMN, BQE) që e drejtojnë në pjesën më të madhe që prej pesë viteve dhe një Gjermanie të shqetësuar për të ruajtur konformizmin buxhetor në Bashkimin Evropian./
/ec/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë