SHËNIM – Samiti i Minskut mundësia e fundit për ndërprerjen e konfliktit në Ukrainë


MINSK, 11 shkurt /ATSH-AFP/ - Drejtuesit ukrainas, rus, francez dhe gjerman do të mblidhen sot në Minsk për një samit të mundësisë së fundit që parashikon t'i japë fund dhjetë muajve të një konflikti që ka shkaktuar më shumë se 5 300 të vdekur në lindjen separatiste proruse të Ukrainës.
Ky takim që do të mbledhë Angela Merkel, François Hollande, Petro Poroshenko dhe Vladimir Putin është si rezultat i iniciativës për paqe franko-gjermane paraqitur javën e kaluar në Kiev dhe më pas në Moskë, në momentin ku luftimet vazhdojnë në lindje të Ukrainës.
Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, ardhur në pushtet me premtimin për t'i dhënë fund luftës dhe për të rifituar zonat rebele, bëri një përmbledhje për sfidën në Minsk duke ofruar një prej mundësive të fundit vendosjen e një armpushimi të pakushtëzuar dhe një tërheqje të armëve të rënda.
Nga ana e tyre, separatistët prorusë diskutuan dy orë në Minsk me të dërguarit e Kievit, në mbikëqyrjen e përfaqësuesve të Rusisë dhe OSBE-së. Rebelët u paraqitën menjëherë propozimet e tyre për zgjidhjen e konfliktit grupit të kontaktit.
Sipas të dërguarit të republikës së vetëshpallur të Donetskut, Denis Puchiline, i cili nuk ka dhënë informacione për përmbajtjen e këtyre propozimeve, është shumë herët për të folur për një armëpushim.
Presidenti amerikan, Barack Obama ka zhvilluar biseda telefonike me homologun rus, Vladimir Putine si dhe presidentin ukrainas, Poroshenko.
Në një komunikatë, Shtëpia e Bardhë deklaroi dje në mbrëmje se nëse Rusia vazhdon veprimet e saj agresive në Ukrainë, veçanërisht duke dërguar trupa, armë dhe duke financuar rebelët, çmimi që do të paguajë Rusia do të rritet.
Presidenti Hollande kërkon të japë të gjitha mundësitë e tij për të arritur një rezultat, ndërkohë që situata në terren është përkeqësuar, sipas një burimi të rrethit të ngushtë.
Takimi i Minskut do të jetë samiti i parë i vërtetë në formatin e ashtuquajtur "të Normandisë", duke përfshirë drejtuesit e katër vendeve që u takuan në Normandi në muajin qeshor dhe më pas në mIlano në muajin tetor në kuadër të ngjarjeve ndërkombëtare./
/ec/

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?