SHËNIM/ SPAK heton Veliajn për përdorimin e celularit për pak minuta në furgonin e policisë, por pse Berisha u fal kur ndërtoi për një vit një studio televizive në arrest shtëpie?

Kur bëhet fjalë për çështjen ndaj Erion Veliajt, SPAK ka qenë më “katolik se Papa” sa i përket ashpërsisë në zbatimin e masës së sigurisë. Këtë të enjte njoftoi se ka nisur një hetim të ri ndaj kryetarit të bashkisë vetëm sepse, në një moment kur po vinte nga Durrësi në Tiranë për t’u paraqitur në GJKKO, ai përdori pa autorizim celularin e një polici të grupit të shoqërimit dhe foli në telefon me gruan, në prani të policëve të tjerë në furgonin e burgjeve. Për këtë arsye, Erion Veliaj tani akuzohet edhe për “përdorimin e sendeve të paligjshme në burg”, pasi furgoni i policisë së burgjeve konsiderohet si qeli. Nëse kjo quhet shkelje procedurale, SPAK ka vepruar sipas ligjit.

Por a ka ndjekur të njëjtin standard SPAK në raste të tjera?

Rasti më ekzemplar është ai i Sali Berishës! Më 30 dhjetor 2023, Berisha u vendos në arrest shtëpie me vendim të gjyqtares së posaçme Irena Gjoka, e cila i ndaloi komunikimin me persona të tjerë përveç familjes së ngushtë, pra vetëm bashkëshortja Liri Berisha, si dhe urdhëroi mbikëqyrjen policore te dera e shtëpisë.

Sipas Kodit të Procedurës Penale, qëndrimi në arrest shtëpie konsiderohet identik me qëndrimin në burg nga pikëpamja e rregullave.

Përveç faktit që Berisha respektoi me pahir pjesën e parë të vendimit, pra qëndrimin brenda shtëpisë, e gjithë pjesa tjetër e vendimit të gjykatës është shkelur në mënyrë flagrante nga ish-kryeministri. Berisha, demonstrativisht, që nga e nesërmja e arrestimit ka shkelur hapur rregullat e vendosura nga gjykata dhe Kodi i Procedurës Penale.

Për çdo ditë nga 333 ditët e arrestimit të tij në shtëpi, nën akuzë për korrupsion, ai mbajti tubime nga dritarja e apartamentit të tij në katin e tetë të pallatit në “Rrugën Mustafa Matohiti”. Nuk pati asnjë reagim nga autoritetet për këto tubime, të cilat parapriheshin nga lëvizjet e tij të shpeshta në tarracën e pallatit. Berisha, duke shëtitur brenda shtëpisë në shkelje të hapur të Kodit dhe vendimit të gjykatës, mbajti për muaj të tërë në gatishmëri teknikët dhe gazetarët e televizionit Syri.

Këto veprime e bënë Berishën edhe më të sigurt në mosndëshkueshmërinë e tij. Gjatë kohës që duhej të kishte të njëjtat kushte si paraburgimi, ai e shndërroi shtëpinë e tij në një “zyrë politike”. Ai priti gazetarë italianë të RAI 3, të cilët e përfshinë në dokumentarët e tyre investigativë për qeverinë Rama.

Më pas, më 14 maj 2023, priti në shtëpi ish-eurodeputetin gjerman të CDU-së, Elmar Brok, i cili mbajti edhe një fjalim nga dritarja për grushtin e njerëzve që Berisha mblidhte çdo ditë poshtë ballkonit. Në fillim të korrikut, ai priti në shtëpi ish-kryeministrin turk Ahmet Davutoğlu dhe bashkëshorten e tij, me imazhet që u shpërndanë nga stafi i tyre.

Gjithashtu, ai priti grupe të tjera njerëzish, si ish-deputetin e Kosovës Gani Geci me katër persona të tjerë. Në një rast, ai mbajti edhe një mbledhje me pesë deputetë të grupit të tij parlamentar, kur pritej arrestimi i Ervin Salianjit.

Po ku ishte polici që duhej të mbikëqyrte zbatimin e “arrest shtëpie” nga Berisha, sipas vendimit të Gjykatës së Posaçme? A ka hetuar ndonjëherë SPAK personat përgjegjës për kontrollin e tij, ashtu siç hetoi policin e burgjeve që dyshohet se i dha telefonin Veliajt?

Nëse telefoni i policit, i përdorur për disa minuta nga Erion Veliaj brenda furgonit, konsiderohet si "send i paligjshëm", si mund të quhen pajisjet televizive të instaluara brenda shtëpisë së Berishës për ta lejuar atë të bëjë propagandë politike nga mëngjesi deri në mbrëmje, duke ushtruar presion dhe kërcënime ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve?

Pse ndaj Berishës nuk është nisur asnjë procedim penal për mosrespektim të masës së sigurisë apo për futjen e sendeve të ndaluara në “shtëpinë-qeli”? Pse ky standard i dyfishtë nga SPAK?

Të gjitha këto pyetje mbeten ende pa përgjigje, të cilat Prokuroria e Posaçme duhet t’i sqarojë për të garantuar integritetin e saj.

Berisha në arrest shtëpiak me ish-eurodeputetin gjerman të CDU-së, Elmar Brok, 14 maj 2023

Berisha në arrest shtëpie pret ish-kryeministrin turk Ahmet Davutoğlu dhe bashkëshorten e tij, 3 korrik 2024

 

Berisha në arrest shtëpiet pret Gani Gecin, 13 gusht 2024

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arti: 21/03/2025 16:06

    SPAK ose me mire organizate mafiozesh

    Përgjigju
  • Berat Çelepias: 21/03/2025 16:01

    Mos ngatërroni barin me dollarin të çnderuar patronazhista. Lal pizevengu intimidon dëshmitarët dhe koordinon lëvizjet për shkatërrimin e provave. Shumë shpejt do dalin përgjimet. Dumdumani është vegël e Ramës ndaj mos u bëni bajat

    Përgjigju
  • Duman dumani: 21/03/2025 13:13

    Po' eshte Sali Berisha ai, or budallenj.

    Përgjigju
  • Arber: 21/03/2025 09:31

    Sepse "Laerti" edhe "Laerti" ka thene njera ne Big Brother . edhe SPAK eshte kthyer ne Big Brother Politic.

    Përgjigju
  • E DREJTA: 21/03/2025 08:47

    PO KJO ESHTE SHUME E THJESHTE ..SEPSE DUMDUMANI ESHTE I SHITUR TEK FAMILJA E BANDITIT BERISHA-KARAXHIXH. 2+2 BEJNE 4.FAKTI QE FAMILJES ME MAFIOZE NE BOTE NUK I HYN ASNJE GJEMB NE KEMBE TE CON TE MENDOSH KESHTU. NUK MUND TE KETE SHPJEGIM TJETER

    Përgjigju
  • Fred: 20/03/2025 19:31

    Kjo gje qe i bene skrapi erinit duket dhe e kuptojme te tere qe eshte hakmarje e hapurdhe sdo mende tani kapen kote farw me u gjende kola ne pune

    Përgjigju
  • Niko: 20/03/2025 19:24

    Demokracia dhe drejtësia janë iluzione, kurrë nuk kanë ekzistuarjo vetëm tek ne,shiko "kampionin" e demokracisë-Amerikën. Ligji është "i forti mund të dobtin"!!!

    Përgjigju
    • Cobani: 21/03/2025 20:55

      I ke rene pikes. Bagetia kujton se ka demokraci dhe drejtesi.

  • Delinquenti: 20/03/2025 19:19

    Po ja qe nuk qekan njesoj si birishi dhe velija po ket spak me kto parregusi dhe dy standarte kush i kontrollon???? apo eshte i kap nga rama pranej bon dy standarte

    Përgjigju
    • E DREJTA: 21/03/2025 08:57

      ZOTERI FAKTET TREGOJNE QE DUMDUMANI ESHTE I KAPUR NGA FAMILJA MAFIOZE BERISHA-KARAXHIXH SE NUK KA SHPJEGIM TJETER, FAKTET JANE KOKEFORTE

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

‘Na nxore gjumin’, Basha i përgjigjet Ramës: Ngele duke pyetur për shokët e mi! S’ke faj, vetëm bufi të ka ngelur, jeni të pandashëm

‘Na nxore gjumin’, Basha i përgjigjet Ramës: Ngele duke pyetur për shokët e mi! S’ke faj, vetëm bufi të ka ngelur, jeni të pandashëm