SHËNIM – Turqia, vend mysliman mes Evropës dhe Azisë


ANKARA, 1 nëntor  /ATSH-AFP/ - Turqia, ku sot zhvillohen zgjedhjet legjislative, është një vend mysliman i vendosur mes Evropës dhe Azisë, anëtare e NATO-s, kandidate për Bashkimin Evropian, drejtuar nga një qeveri islamo-konsevartore dhe që ka njohur një rritje ekonomike prej 8,9 për qind në vitin 2010.
- SITUATA GJEOGRAFIKE: Vend me 779 452 kilometra katrorë, kapërcyell mes Azisë dhe Evropës, laget nga Deti i Zi, i Marmarasë, Egjeut dhe Mesdheut. Turqia kufizohet me Armeninë, Gjeorgjinë, Azerbajxhanin, Iranin, Irakun, Sirinë, Greqinë dhe Bullgarinë.
- POPULLSIA: 74,93 milionë banorë sipas Bankës Botërore në vitin 2013.
- KRYEQYTETI: Ankaraja.
- GJUHA ZYRTARE: Turqishtja.
- BESIMI FETAR: 99 për qind myslimanë, pjesa më e madhe sunitë. Vendi numëron gjithashtu një minoritet të konsiderueshëm alev (15-20 për qind), i njohur për interpretimin tolerant të Kuranit. Komuniteti hebre numëron rreth 23 000 persona dhe komuniteti armen rreth 70 000.
- HISTORI: Rrëzimi i perandorisë osmane, gjatë Luftës së Parë Botërore. Mustafa Kemal Atatürk shpall më 29 tetor 1923 Republikën turke, që do ta drejtonte deri në vdekje më 1938, dhe modernizoi Turqinë.
Sistemi shumëpartiak u vendos në vitin 1946, por jeta politike u karakterizua nga tre grushte ushtarake shteti ndjekur nga dy shtypje të rënda (1960, 1971 dhe 1980).
Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) ndërmori në vitin 1984 një rebelim të armatosur që shkaktoi më shumë se 45 000 të vdekur.
Një proces paqeje ende shumë i vakët u arrit në fund të vitit 2012 me rebelët e Partisë së Punonjësve të Kurdistanit (PKK) që dekretoi në mars 2013 një armëpushim në një konflikt që ka shkaktuar më shumë se 45 mijë të vdekur që prej vitit 1984.
- SITUATA POLITIKE: Presidenti i Republikës (aktualisht, Abdullah Gül, i zgjedhur nga parlamenti në gusht 2007) ka funksione gjerësisht të vlerësueshme.
Recep Tayyip Erdogan u emërua kryeminitër në mars 2003, duke ndjekur Abdullah Gül, që të dy të lëvizjes islamike. Partia e tij për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) pati një fitore bindesë në zgjedhjet legjislative të parakohshme në nëntor të vitit 2002 duke i dhënë fund dhjetëvjeçarëve të qeverive të koalicionit.
AKP erdhi në pushtet me një maxhorancë gjatë zgjedhjeve legjislative të parakohshme në korrik 2007.
Pavarësisht akuzave për korrupsion, Erdogani fitoi ndjeshëm zgjedhjet vendore 30 marsin e kaluar dhe është favorit për zgjedhjet presidenciale të 10 gushtit që do të zhvillohen për herë të parë me votim popullor.
Turqia ka një Parlament me një Dhomë të përbërë nga 550 deputetë.
Ky vend mysliman me shumicë sunite ka pritur më shumë se dy milionë refugjatë sirianë për një popullsi prej 78 milionë banorë.
Turqia ka pasur një vend kryesor në krizën e imigrantëve që është përballur BE-ja, në të cilën ajo është kandidate që prej vitit 2005. Turqia ka kërkuar të paktë tre miliardë dollarë për të kontrolluar më mirë fluksin e imigrantëve.
Anëtare e NATO-s, ajo është është përfshirë gjithashtu në luftimet kundër grupit të Shtetit Islamik të koalicionit të drejtuar nga Uashingtonit, por ka pritur pothuajse një vit, për të marrë pjesë në sulmet në Siri dhe për të hapur bazat e saj për avionët amerikanë të koalicionit antixhihadist.
Ashtu si Arabbia Saudite, Turqia ka kritikuar ndërhyrjen ruse në Siri ndërmarrë më 1 tetor që ka sjellë shumë incidente ajrore në kufirin e saj.
- EKONOMI: Ekonomia turke u përfshi nga fundi i vitit 2008 dhe në 2009 nga kriza ekonomike botërore duke hyrë në recesion, para se të regjistronte në rritje të fortë ekonomike me 8,9 për qind në vitin 2010.
Turizmi është një nga burimet kryesore të ndarjeve të vendit. Turizmi ka përfituar 22 miliardë dollarë me 32 milionë vizitorë në vitin 2009.
Turqia nisi në tetor të vitit 2005 negociatat e vështira për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Turqia renditet ndër tregjet kryesorë në rritje por rritja e saj ra ndjeshëm në vitin 2012 (2,2 për qind nga tetë për qind që ishte në vitin 2011) dhe u stabilizua në katër për qind në vitin 2013.
Për vitin 2014 qeveria parashikoi një rritje prej katër për qind ndërsa Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OCDE) 2,8 për qind. Turizmi është një nga sektorët kryesorë të ekonomisë.
Por ekonomia dhe monedha vuajnë nga pasiguritë politike pas kontestimit antiqeveritar të qershorit 2013 më pas përplasja që prej dhjetorit 2013 nën sfondin e skandalit të korrupsionit mes Erdoganit dhe ish-aleatit të tij, vëllazëria e fuqishme e predikuesit mysliman Fethullah Gulen.
PBB-ja: 820,2 miliardë dollarë, sipas BB-së në vitin 2013
PBB-ja për banor: 10 950 dollarë, sipas BB-së në vitin 2013
PAPUNËSIA: 9,2 për qind, sipas BB-së në vitin 2013
MONEDHA: Lira turke.
FORCAT E ARMATOSURA: 510 600 trupa, sipas Institutit Ndërkombëtar të Studimeve Strategjike në vitin 2014./

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Superliga luan ndeshjet e para, sot Partizani-Vllaznia! Abilaliaj: Ne gati më shumë se çdo skuadër tjetër