/ ATSH / - "Shënjat e ngjyrave" titullohet ekspozita me piktura dhe skulptura e artistit të mirënjohur italian Giovanni Bonardi, e çelur sot në hollin kryesor të Muzeut Historik Kombëtar.
Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Melsi Labi dhe mjaft personalitete të artit në vend, ishin të pranishëm gjatë ceremonisë së çeljes së ekspozitës së Bonardit.
Në fjalën e tijë, Drejtori i Muzeut, Labi, pasi përshëndeti dhe falënderoi artistin Giovanni Bonardi për bashkëpunimin, e vlerësoi mjaft artin e tij, duke u shprehur se është pa diskutim një Giovanni Bonardi dhe Melsi Labi në çeljen e ekspozitës. Foto e realizuar nga Agim Dobi
mbështetje kulturore tepër solide për të krijuar një gjuhë ndjellëse dhe poetike, e cila falë karakteristikave të saj, lejon prekjen e temave më të ndjera dhe delikate të shpirtit njerëzor, deri tek misteret, të cilat nisin nga mitologjia antike dhe karakterizojnë besimin e krishterë.
Vetë Bonardi në fjalën e tij përshkruajti të gjitha emocionet që i vinin kur shihte se si njerëzit studionin veprat e tij dhe shprehu kënaqësinë që ndodhej në Tiranë dhe ne Muzeun Historik Kombëtar.
Arti i Giovanni Bonardit nuk është i lidhur me të shkuarën, por nis me të.
Ekspozita "Shënjat e ngjyrave" do të qëndrojë e hapur nga data 27 prill -07 aj, ora 10.00-17.00.
/Shqiptarja.com