Sipas “FOKUS”, ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut George Ivanov, gjatë mandatit të tij, ka harxhuar shuma marramendëse të parave. Për vetëm katër muaj ai ka harxhuar mbi 8 mijë euro vetëm për lëngje dhe kafe.

Fokus në shkrimin e saj ka publikuar shpenzimet e presidentit Ivanov në katër muajt e fundit të mandatit të tij si president shteti.

Fillimisht vërehet mungesa e kontrollit që do të bënte dallimin midis shpenzimeve private dhe shtetërore.

Nëpërmjet kërkesës për qasje të lirë në informata publike mësohet se vetëm në bufenë e Vilës Vodno për gati katër muaj janë shpenzuar pothuajse 512.000 denarë.

Përkatësisht, për dy muaj janë shpenzuar deri në dy mijë euro për lëngje dhe kafe.