Shenjtërimi i Nënës Terezë në sheshin Shën Pjetër në Vatikan është pasqyruar në të gjitha mediat ndërkombëtare.

Alsat Maqedoni shkruan: Nënë Tereza shpallet Shën Tereza.

Papa Francesku shpall të shenjtë Nënë Terezën, murgeshën shqiptare e cila u kujdes për të varfërit e të varfërve, citon britanikja The Telegraf.

“Papa Francesku shpall Shenjt Nënë Terezën. Sfidoi të pushtetshmit , fajtor të varfërisë” mbizotëron në titujt e të përditshmeve italiane.

“Shën Tereza” është kryeartikulli i të përditshmes amerikane CNN.
 
Nënë Tereza e Kalkutës tashmë është e Shenjtë shkruajnë mediat spanjolle.
 
Mesha e shpalljes së shenjtërimit të humanistes është ndjekur nga 600 gazetarë prezentë dhe është transmetuar në shumë prej vendeve të botës.

nene tereza

nene tereza

nene tereza

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com