Shenjtërimi i Nënë Terezës, Teatri
i Operas koncert me frymë kishtare

Shenjtërimi i Nënë Terezës, Teatri<br />i Operas koncert me frymë kishtare
Edhe Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor ka planifikuar disa aktivitete me rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës në Vatikan.
 
TKOBAP do të organizojë një koncert me tema dhe frymë kishtare, i cili do të mbahet ditën e dielë në datën 04 Shtator në orën 09.30 në mëngjes në sheshin Nënë Tereza.
 
Në koncert do të interpretohen pjesë të përzgjedhura nga veprat e kompozitoreve të njohur si Puccini, Verdi, Mascagni, Vivaldi, Gounod dhe Haendel.
 
 Pjesët e përzgjedhura do të interpretohen nga solistet Eva Golemi, Mariana Leka, Ylber Gjini, Armando Likaj, Klodjan Kaçani, nga kori dhe orkestra e TKOBAP. 
 
Kori drejtohet nga  Dritan Lumshi dhe Dirigjent i Orkestrës do te jete Edmond Doko. 

Programi i aktivitetit
Datë 04 Shtator 2016, Ora 09.30
(Sheshi Nënë Tereza)

KONCERT me rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës
Me pjesëmarrjen e:
Eva Golemi (soprano)
Mariana Leka (soprano)
Ylber Gjini (bariton)
Armando Likaj (bariton)
Klodjan Kaçani (tenor)
Kori dhe Orkestra e TKOBAP
Dirigjent Kori: Dritan Lumshi
Dirigjent: Edmond Doko

Programi
Puccini - Kyrie nga "Messa di Gloria"
Kori dhe Orkestra e TKOBAP
Vivaldi – Gloria
Kori dhe Orkestra e TKOBAP
Mascagni - Intermezzo nga opera "Cavalleria Rusticana"

Orkestra e TKOBAP
Verdi - La vergine degli angeli nga opera "La forza del destino”
Interpreton: Mariana Leka
Kori i Burrave të TKOBAP
Gounod - Ave Maria
Interpreton: Eva Golemi,
Kori dhe Orkestra e TKOBAP
Puccini - Te Deum, opera "Toska"
Interpreton: Ylber Gjini,
Kori dhe Orkestra e TKOBAP

Puccini - Agnus Dei nga "Messa di Gloria"
Interpretojnë: Armando Likaj, Klodjan Kaçani,
Kori dhe Orkestra e TKOBAP
Haendel – Allelujah
Kori dhe Orkestra e TKOBAP


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë