Shenjtërimi i Nënë Terezës, Veliaj:
Më shumë mirësi sesa inat dhe mllef

Shenjtërimi i Nënë Terezës, Veliaj:<br />Më shumë mirësi sesa inat dhe mllef
Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Kulturës organizuan sot një sërë aktivitetesh me rastin e shenjtërimit nga Papa Francesku të Nënë Terezës. Aktivitetet u zhvilluan në sheshin që mban emrin e Nënë Terezës, ku u vendosën pllakata me emrin e shenjtores më të re të Kishës Katolike, si dhe u mbajt një koncert tematik, ndërsa u mundësua edhe një lidhje direkte me sheshin “Shën Pjetër” në Vatikan, gjatë meshës së shenjtërimit të humanistes shqiptare.
 
Fillimisht u zhvillua ceremonia e zbulimit të një njërës prej pllakatave me emrin e Nënë Terezës, ku morën pjesë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, anëtarë të qeverisë, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, përfaqësues të lartë të Kishës Katolike dhe të besimeve të tjera fetare në vendin tonë, si dhe qytetarë të ndryshëm.

Në fjalën e tij, gjatë kësaj ceremonie, kryebashkiaku Veliaj tha se shqiptarja Nënë Tereza solli shpresë në jetën e çdo njeriu që preku, por edhe të atyre që e ndoqën në misionin e saj.
 
“Jemi sot në një ditë shumë të bukur, një ditë me diell, ashtu si Nënë Tereza solli diell në jetët e shumë njerëzve që ajo preku. Më vjen mirë që kemi rikujtuar jo vetëm me këtë pllakë, por në të gjithë institucionet aty ku kemi vizituar, ku shërbejnë motrat e saj, kemi kujtuar jetën e saj dhe mënyrën se si preku shumë prej jetëve tona. Ka shumë njerëz që thonë: A mund të lindë trëndafil nga ferra?

Me sa duket, mund të lindë një trëndafil nga ferra dhe me sa duket nuk e kemi të pamundur që të gjejmë secili prej nesh një forcë mirësie, dashurie, një forcë paqeje për të treguar jo vetëm gjërat që nuk funksionojnë, por si secili prej nesh mund të vihet në dispozicion që gjërat të funksionojnë, që të bëhen më mirë, që mund t’i shërbejmë njëri-tjetrit”, tha Veliaj.

Sipas kryebashkiakut, një qytet si Tirana me 1 milion banorë, ka shumë problematika, por ka edhe mjaftueshëm njerëz që thirrjet e Nënë Terezës për mirësi e dashuri t’i kthejnë në thirrjet e tyre personale.
 
“Në një qytet me 1 milion probleme është shumë e lehtë të vësh gishtin dhe të thuash ky është fajtor, ky është faji, ky është problemi, por më e vështirë është që në fakt të gjesh zgjidhje, të shërosh plagët, të përqafosh aty ku ka urrejtje. Besoj se kemi frymëzim mjaftueshëm në këtë qytet për të kuptuar që mund të bëjmë më shumë gjëra me mirësi dhe dashuri sesa me inat, me mllef, me helm dhe me urrejtje”, deklaroi kryebashkiaku.

Veliaj i quajti heronj të padukshëm të gjithë ata që shërbejnë me dashuri e mirësi në çdo funksion të tyre publik. “Ndoshta nuk do të keni titullin Shenjt, por ju jeni shenjtorët e vërtetë të Tiranës sepse kuroni me dashuri çdo ditë problemet e mëdha të qytetit tonë dhe ju jemi shumë mirënjohës dhe iu falënderojmë me gjithë zemër”, u shpreh Veliaj. Kryebashkiaku vlerësoi faktin se edhe Tirana iu bashkua festimeve me rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës.
 
“Më vjen mirë që bashkë me Mirelën dhe shumë kolegë të tjerë, modestisht Tirana i bashkohet shumë festimeve që po ndodhin, kryesisht të fokusuara në Vatikan, aty ku do të ndodhë edhe ceremonia e shenjtërimit.

Më vjen mirë që në fakt kur këto ceremoni të kenë mbaruar dhe kur secili prej nesh të mbyllë ditën në shtëpi, do të kemi për herë të parë një titull të ri, do ta quajmë Shën Tereza. Shën Tereza jo vetëm e shqiptarëve, Shën Tereza e Kalkutës, për të treguar që në fakt misioni është botëror dhe nga një vend i vogël modest si Shqipëria mund të lindin shenjtë dhe shenjtore që në fakt frymëzojnë gjithë botën me veprën e tyre”, theksoi ai. Kryetari i Bashkisë së Tiranës vuri theksin edhe tek toleranca jonë fetare.
 
“Në kontekstin e Shqipërisë, ku kemi besime të ndryshme, secili ka kontribuar që harmonia jonë e besimit, në një kohë kur shumica e vendeve shkojnë në luftë, është në fakt e vetmja gjë për të cilën nuk luftojmë, nuk debatojmë dhe nuk zihemi. Ndërkohë që, për shumë gjëra të tjera, kur kemi nevojë të marrim shembull se si mund t’i bëjmë gjërat në paqe, kjo harmoni fetare besoj që është një burim frymëzimi”, pohoi Veliaj.

Ndërsa, ministrja Kumbaro gjatë fjalës së saj theksoi se Nënë Tereza është një figurë e madhe që i përket gjithë botës. “Kjo është një ditë e madhe për një dashuri të madhe të cilën ne përpiqemi ta plotësojmë çdo ditë me gjëra të vogla, siç thoshte Nënë Tereza”, u shpreh ajo, ndërsa solli në vëmendje një nga lutjet e saj për ndershmëri, sinqeritet dhe shërbim në ndihmë të njerëzve.

Vlerësime për figurën e Nënë Terezës u përcollën edhe nga monsinjor Ramiro Molinar Ingles, i cili ndërsa solli përshëndetjet e Papa Françeskut për gjithë shqiptarët, tha se është hera e parë që një çmim “Nobel” kanonizohet dhe sot shenjtërohet.
 
“Vetë Nënë Tereza është e vogla midis të vegjëlve, si në përmasa, ashtu edhe në arritjet që ajo mendohet për çmimin “Nobel”, por sot ajo është më e madhja midis të gjithëve ne këtu bashkë. Kjo është është logjika e Zotit: i fundit do të jetë i pari dhe i pari do të jetë i fundit.

Kjo është një ditë e madhe për vëllezërit dhe motrat e Nënë Terezës që kanë pushtuar të gjithë botën me të njëjtën shpresë, besim dhe dashuri që Nënë Tereza fliste për botën”, tha ai. Më pas të gjithë të pranishmit u zhvendosën në sheshin para Universitetit të Arteve ku u mbajt një koncert tematik nën kujdesin e Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Kulturës.

Velia

pllakati nene tereza

pllakata nene tereza

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë