Shenjtërimi i Nënë Terezës, reagojnë Rama e Meta: Ditë feste, shprese dhe respekti

Shenjtërimi i Nënë Terezës, reagojnë Rama e Meta: Ditë feste, shprese dhe respekti

Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Ilir Meta

TIRANE- 5 shtatori, dita e “Shën Terezës”, është uruar nga politikanët kryesorë shqiptarë. Presidenti i vendit, Ilir Meta, në një reagim në Facebook, shkruan se kjo ditë është një ditë përkujtimi e respekti mbarëkombëtar.

Me rastin e kësaj feste kanë reaguar edhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi dhe kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

Reagimi i Metës:

“Dita e Shën Nënë Terezës është një ditë feste për mbarë shqiptarët dhe botën katolike në tërësi! Shën Nënë Tereza, është shembulli i jashtëzakonshëm i dashurisë pa kurrfarë kushti dhe i misionit të pareshtur të përkujdesjes ndaj kujtdo që vuan, pa dallim kombësie, race, feje apo përkatësie shoqërore. Dita e sotme, që shënon kremtimin e Shenjtërimit të saj, është një dite feste, përkujtimi e respekti mbarëkombëtar ndaj veprës humane, hyjnore e të paharruar të Shenjtores sonë. Në shembullin e saj, kjo ditë na fton të gjithëve, të hapim horizonte të reja, gëzimi e shprese, mirëkuptimi e dashurie për ata që kanë aq shumë nevojë.
E bekuara dhe e Shenjta Nënë Terezë, me veprën e saj na fton të ruajmë si sytë e ballit bashkëjetesën dhe harmoninë e pashembullt fetare që kombi ynë ka kultivuar e përsosur ndër shekuj. Me mesazhin e saj nuk duhet të harrojmë se i përkasim njëri-tjetrit.  “Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha, por secili nga ne mund të bëjë gjëra të vogla me dashuri të madhe”.
Le të na shërbejë kjo porosi e Shën Nënë Terezës, simbolit të çdo nëne shqiptare, si shembull frymëzimi se si njerëzit e zakonshëm, me shumë dashuri, mund të bëjnë gjëra të jashtëzakonshme për këdo që ka sot nevojë për ndihmë, solidaritet dhe përfshirje sociale.”

Me rastin e ditës së “Shën Nënë Terezës”, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, në Facebook. Rama shkruan se fjalët e Nënë Terezës, e ndihmojnë në vështirësitë e jetës.

“MIRËMËNGJES dhe në këtë ditë të bekuar të Nënë Terezës, e para fjalë që kujtoj prej saj, është fjala që më ndihmon shpesh në të përpjetat e të tatëpjetat e rrugës sime, "Më mirë të ndezësh një qiri, sesa të mallkosh errësirën".

Ditë të paqme.”-shkruan Rama në Facebook.

Nënë Tereza u shpall shenjtore në një ceremoni në 4 shtator 2018, në sheshin Shën Pjetri në Vatikan. Papa Françesku e shpalli Nënë Terezën ShënTereza e Kalkutës. Në ceremonë e zhvilluar në Vatikan morën pjesë krerët më të lartë të shtetit shqiptar, por edhe personalitete nga e gjithë bota.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:59
Shenjtërimi i Nënë Terezës, Veliaj: Ajo që ndiejmë është një pikë uji në oqean

Në ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e ka nisur ditën sot me një mesazh në Twitter drejtuar gjithë qytetarëve të kryeqytetit.

 "Nuk ka gjëra të mëdha, vetëm gjëra të vogla me dashuri të madhe! Ajo që ne ndjejmë se bëjmë është vetëm një pikë uji në oqean. Por oqeani do të ishte më i pakët për shkak të asaj pike që mungon"- Nënë Tereza. Tirana do të festojë Ditën e Shën Terezës me maratonën e shërbimeve të komunitetit”, shkruan Veliaj.

Ora 09:15
Shenjtërimi i Nënë Terezës, Ruçi: Madhështi e thjeshtë, të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka uruar të gjithë shqiptarët me rastin e ditës së shenjtërimit të Nënë Terezës. Në mesazhin e tij, Ruçi thekson se kjo ditë shërben për të hapur horizonte të reja gëzimi e shprese.

“Të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe”,-thekson Ruçi.

Mesazhi i plotë:

Dita e Shën Nënë Terezës është një ditë feste për mbarë shqiptarët dhe botën katolike në tërësi!

Shën Nënë Tereza, është shembulli i jashtëzakonshëm i dashurisë pa kurrfarë kushti dhe i misionit të pareshtur të përkujdesjes ndaj kujtdo që vuan, pa dallim kombësie, race, feje apo përkatësie shoqërore.
Dita e sotme, që shënon kremtimin e Shenjtërimit të saj, është një dite feste, përkujtimi e respekti mbarëkombëtar ndaj veprës humane, hyjnore e të paharruar të Shenjtores sonë.
Në shembullin e saj, kjo ditë na fton të gjithëve, të hapim horizonte të reja, gëzimi e shprese, mirëkuptimi e dashurie për ata që kanë aq shumë nevojë.
E bekuara dhe e Shenjta Nënë Terezë, me veprën e saj na fton të ruajmë si sytë e ballit bashkëjetesën dhe harmoninë e pashembullt fetare që kombi ynë ka kultivuar e përsosur ndër shekuj. Me mesazhin e saj nuk duhet të harrojmë se i përkasim njëri-tjetrit. 
“Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha, por secili nga ne mund të bëjë gjëra të vogla me dashuri të madhe”.
Le të na shërbejë kjo porosi e Shën Nënë Terezës, simbolit të çdo nëne shqiptare, si shembull frymëzimi se si njerëzit e zakonshëm, me shumë dashuri, mund të bëjnë gjëra të jashtëzakonshme për këdo që ka sot nevojë për ndihmë, solidaritet dhe përfshirje sociale.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë