5 viktima me COVID-19/ 49-vjeçari nga Tirana vuante nga diabeti! 123 të infektuar, 10 fitojnë luftën, drejt shërimit edhe një 62-vjeçar, 57 të shtruar

TIRANË - Shënohet viktima e pestë me COVID-19 në Shqipëri. Një 49-vjeçar nga Tirana ndërroi jetë mëngjesin e sotëm teksa ndodhe në Spitalin Infektiv në QSUT në Tiranë. Pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor të spitalit Infektiv, 49 vjecari nuk arriti të mbijetojë. I ndjeri vuante nga diabeti mellitus dhe ishte prej 10 ditësh në terapi intensive.

Ndërkohë, pas këtij lajmi tragjik, vjen edhe një lajm i mirë.

Numri i personave të shëruar me COVID-19 është dyfishuar nga 5 në 10 të shëruar. Ata kanë rezultuar negativ pas dy testeve që i janë kryer pas trajtimit mjekësor të marrë (të shtruar dhe të vetëizoluar). Por ata duhet të qëndrojnë në vetëkarantinim për 14 ditë.

Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik tha se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 19 raste të reja me COVID-19 nga 74 testime, duke e çuar në 123 në total numrin e të prekurve.

Deri në këto momente në total janë bërë 930 teste për koronavirus në laboratorin e ISHP-së.

Harta e të prekurve nga COVID-19 eshte shtrirë tashmë edhe në Lezhë, Has dhe Berat dhe zgjerohet në Tiranë, Korçë, Fier, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e transmetimit të infeksionit. 

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive:  
    Tiranë            72 qytetarë
•    Durrës             8 qytetarë 
•    Lushnje         4 qytetarë
•    Elbasan         2 qytetarë
•    Fier            12 qytetarë
•    Rrogozhinë     2 qytetarë
•    Kavajë            4 qytetarë
•    Korcë              9 qytetarë
•    Vlorë              4 qytetarë
•    Shkodër          2 qytetarë
•    Lezhe             1 qytetarë
•    Berat              1 qytetarë
•    Has                 2 qytetarë

Në spitalin Infektiv ndodhen aktualisht  57 pacientë të shtruar, 2 prej tyre janë në terapi intensive. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Eugena Tomini tha se deri më tani nuk ka asnjë mjekë të familjes të infektuar apo që të jetë në karantinë.

"Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet edhe një herë me një lutje qytetarëve: Mos shkoni menjëherë në spital!  Ministria ka vënë në dispozicion një linjë të gjelbër FALAS 0800 40 40 për çdo qytetar që kërkon informacon apo këshilla në lidhje me COVID-19. Kjo linjë do të shërbejë edhe për pacientët kronikë që të marrin informacion se si të lidhen me mjekun e familjes, se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim dhe për cdo shqetësim tjetër që ata kanë. Por është e rëndësishme të sqarohet se: Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencave duhet të telefonohet numri unik i urgjencës kombëtare 127!", tha Eugena Tomini.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:17
Testi i parë del negativ! Drejt shërimit 62-vjeçari nga Elbasani i prekur me koronavirus

1585081774_elbasan.jpg

Një nga dy pacientët e prekur me koronavirus në Elbasan është drejt shërimit. Report Tv mëson se përgjigja e parë për një 62-vjeçar rezulton negativ. Ai nuk u shtrua te Infektivi në Tiranë, por u izolua në shtëpi duke ndjekur këshillat e mjekëve. Tani pritet edhe përgjigja e dytë për të konfirmuar shërimin nga koronavirusi. Ai u infektua nga djali i tij, bashkëshortja vijon të jetë ende e shtruar në spital.

Ora 21:17
Rezultoi e prekur me koronavirus, gruaja nga Berati transportohet te Infektivi (VIDEO)

44-vjeçarja që rezultoi e prekur me koronavirus nga Berat mbrëmjen e sotme është transportuar me ambulancë drejt Infektivit në QSUT për ndihmë mjekësore. Sa i përket burrit dhe djalit të saj, mësohet se janë në gjendje të mirë shëndetësore, të vetëizoluar.

Ora 18:19
E infektuara me koronavirus në Berat ishte rikthyer 10 ditë më parë nga Tirana (Detaje)

Sot u shënua në Berat personi i parë i infektuar me koronaviurs. Report Tv mëson se personi i infektuar është një 44-vjeçare që jetonte dhe punonte prej vitesh në Tiranë dhe pas mbylljes së shumë bizneseve, rreth 10-ditë më parë ishte kthyer të jetonte në banesën e saj së bashku me bashkëshortin dhe djalin e saj. Pas analizave të kryera, pasi ajo ka deklaruar se kishte shenja të virusit, sot ka ardhur dhe konfirmimi se zonja ka rezultuar pozitive. Menjëherë pas konfirmimit, në banesën e saj në fshat kanë shkuar punonjësit shërbimit të higjienës dhe forcat e policisë për të bërë karantinimin dhe dezifektimin. Mësohet se 44-vjecarja ka ardhur në këtë fshat 10-ditë më parë ndërsa ka qenë në lëvizje të vazhdueshme dhe është takuar me njerëz brenda këtyre ditëve, jo vetëm në fshat por edhe në qytetin e Beratit. Kohët e fundit 44-vjecarja punonte si fizioterapiste ne qytetin e Duresit.

Ora 14:59
Në Korçë një nga të infektuarit me koronavirus, punonjës në Tushemisht, vetëkarantinohet dogana dhe stafi mjekësor

Një nga rastet e identifikuar me COVID-19 në Korçë është një punonjës i Doganës së Tushemishtit. Në këto kushte janë vetrëkarantinuar punonjësit e doganës dhe stafi mjekësor. Një pjesë e punonjësve janë drejt ditëve të fundit të vetëkarantimit, masë kjo e marrë që në momentet e para kur rasti i konfirmuar sot, kishte dyshime se mund të ishte infektuar me koronavirus.

Ora 13:16
COVID-19 i merr jetën zyrtarit! Kryebashkiaku i Pukës bën njoftimin PREKËS: Ndihmonte të varfrit: E bëj për Zotin...(tek i cili u dorëzua sot)

49-vjeçari që humbi jetën sot në spitalin e Infektivit në Tiranë pasi ishte prekur nga COVID-19, ishte drejtori rajonal i rezervave materiale të shtetit në Shkodër (zona industriale Pukë). Ndue Marinaj vuante nga diabeti mellitus dhe ishte prej 10 ditësh në terapi intensive. Pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor të spitalit Infektiv, 49 vjecari nuk arriti të mbijetojë. 

Identifikimin e viktimës së pestë e bëri kryetari i Bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj, i cili shprehu ngushëllimet për ndarjen e parakohshme nga jeta të Marinajt.

"Fati i keq e deshi që sot të jem i detyruar të ndaj me ju lajmin e kobshëm për humbjen e mikut tonë të përbashkët, Ndue Marinaj. Virusi, për të cilin ka ditë që ju them se nuk duhet marr si një lojë, na mori më të mirin prej nesh. Ndoja, i cili iku sot ashtu në mënyrë të pakuptim, do të mbahet mend gjatë si një prej kontributorëve më të mëdhenj në bashkinë tonë, jo vetëm si një biznesmen i suksesshëm gjurmët e të cilit i ndjejmë kudo, por edhe në ndihmë të familjeve në nevojë të cilat i ndihmonte ashtu në heshtje, me togfjalëshin e vetëm “E bëj për Zotin”, tek i cili u dorëzua sot. Personalisht pata fatin ta njoh që në rinin e hershme të tij, dhe gjithnjë Ndoja është dalluar në shkollë, në shoqëri, e më tej dhe në punë, si njeriu i gjindshëm kurdo e kudo. Së fundmi si drejtor rajonal i Rezervave të Shtetit për zonën e Veriut me qendër në Pukë, Ndue Morinaj do të mbahet mend gjatë për gatishmërinë dhe korrektësinë në çdo rast ndërhyrje dhe veprimit . Sot Puka ka një kontributor të shquar më pak! Do të na mungojë një prej djemve të zellshëm që nuk reshti së kontribuari për vendlindjen e tij! Do të na mungoj një prej drejtuesve që krijoi modelin e menaxhimit të një strukture jo pak të lehë. Personalisht do të më mungoi miku im më i mirë, i cili më mbështeti e shoqëroi në të gjithë veprimtarin time në shërbim të Pukës, këtij vendit tonë të dashur që u desh shumë punë e mund ta transformonim deri ku është sot. Në këtë ngjarje që na tronditi të gjithëve pa masë në emër të komunitetit pukjan I shpreh ngushëllimet e sinqerta, prindërve, fëmijëve, bashkëshortes dhe të gjithë të afërmve. Zoti na e lehtësoftë të gjithëve këtë dhimbje të madhe! Të nderuar bashkëqyetar, ju lutem merreni seriozisht kërcënimin nga ky Virus. Ju lutem tregoni kujdes. Bëjeni për veten tuaj, për familjen dhe shoqërinë. Po kalojmë kohë të vështira dhe me rrezik serioz ! Zoti na ndihmoftë të gjithëve! U prehsh ne paqe miku im!", shkruan Gjonaj.

Ora 11:58
1 punonjëse me COVID-19, mbyllet Kadastra në Korçë

1 nga 9 të prekurit me COVID-19 në qytetin e Korçës, është punonjëse në Katadastrën e qytetit. Nisur nga ky fakt ky institucion është mbyllur ditën e sotme, ndërsa të gjithë punonjësit janë vetëkarantinuar në banesat e tyre. 

Edhe punonjësja e prekur me koronavirus është e vetëkarantinuar në shtëpi, pasi gjendja shëndetësore nuk është problematike.

Sipas burimeve për Report Tv, punonjësja në fjalë ka pasur një nga familjarët e saj të prekur me COVID-19 në qytetin e Korçës.

Tek Kadastra në Korçë puna vijon vetëm online.

1585051057_kadastre.jpg

Ora 11:47
E prekura e parë në Lezhë me COVID-19 është një infermiere, ende nuk dihet nga u infektua 54-vjeçarja

E infektuara e parë në qytetin e Lezhës me koronavirus, është një infermiere 54-vjeçare në poliklinikën e qytetit. Ende nuk dihet se nga është infektuar infermierja, por menjëherë janë marrë masat për të izoluar edhe kolegët e saj. 54-vjeçarja është dërguar mbrëmë në Spitalin Infektiv në Tiranë dhe pritet që në sajë të gjendjes së saj shëndetësore të vendoset nëse do të qëndrojë në spital apo të vetëkarantinohet në shtëpi.

Qendra shëndetësore e lagjes Skanderbeg në Lezhë është dezinfektuar dhe është mbyllur, pasi personeli mjekësor kishte pasur kontakte të vazhdueshme  me infermieren.

 

Ora 11:42
I infektuari me COVID-19 në Shkodër, oficer i Policisë Gjyqësore në Prokurori, kishte 10 ditë në vetëkarantinim

Rasti i dytë me koronavirus në Shkodër i identifikuar ditën e sotme pas rezultateve të analizave, është një oficer i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Shkodrës. Ai dyshohet se është infektuar gjatë kontaktit me klandestinët nga Siria që kalojnë në Shkodër. Si masë parandaluese dhe përhapëse, të gjithë personat e familjes së OPGJ-së janë vetëizoluar. Oficeri i Policisë Gjyqësore ishte i vetëkarantinuar prej 10 ditësh.

Aktualisht ai po trajtohet me mjekim të dhënë nga infeksionistët, ndërsa është duke u bërë hetimi epidemiologjik për të afërmit dhe kontaktet e tij. Ai jeton në një lagje periferike të Shkodrës, një familje me 5 anëtarë.

Prokuroria e Shkodrës i ka bërë apel të gjithë punonjësve që të marrin masa për vetëkarantinim deri më datë 30 mars. Vetëm prokurorët, OPGJ dhe sekretaret e gatshëm do të dalin në punë për të kryer veprimet e ngutshme duke respektuar kërkesat shëndetësore mbrojtëse.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 25/03/2020 06:50

    Pse shkruani qytetarë? Kaq qytetare apo aq qytetare? Janë fshatarë qe kane mbushur qytetet dhe jo qytetare! Ose shkruani me mire, persona!

    Përgjigju
  • vera: 24/03/2020 23:52

    PO pse e sillni ne tirane ,,nuk ka berati nje spital infektiv,,apo repart,,,,,hajde qeveri hajde…///

    Përgjigju
  • Arben: 24/03/2020 15:36

    Po punonjesi i tushemishtit eshte Dania, dhe te kete shume turp e shoqja qe vjen verdalle bashke me te bijen neper supermarketet e korces a thua e bejne tja u ngjtin virusin te tjereve????

    Përgjigju
  • Arbëri: 24/03/2020 11:47

    Ngushllime!

    Përgjigju
    • ermali: 24/03/2020 12:13

      Ai ska vdek qe me i than ngushellime

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë