Sheqeri që vret në ëmbëlsirat e fëmijëve

Sheqeri që vret në ëmbëlsirat e fëmijëve
Një mjek amerikan e konsideron dëmin që sasia e lartë e sheqerit në ushqime u ka bërë brezave pas luftës së Dytë Botërore, si “masakrën” më të madhe të heshtur që po godet mbarë botën. Në debate akademike është kërkuar që prodhuesit e ëmbëlsirave dhe produkteve që kalojnë normat e lejuara të sheqerit të mos bëjnë reklamë në televizion, ashtu si dhe duhani. Parlamenti Europian ka votuar nivelet e kalorive që duhet të jenë të qarta nëpër etiketat e çdo produkti dhe pavarësisht përpjekjeve të një deputeteje gjermane për t’i hequr këto kufizime, duket se B E është e vendosur të caktojë rregulla të qarta në cilësinë e ushqimeve që ekzagjerojnë nivelet e sheqrit, yndyrës etj.

Si për shembull kremi i çokollatës së njohur italiane Nutella dhe të tjera kremëra të ngjashme sidomos të firmës Nestle që ndodhen në çdo dyqan, në çdo cep të botës. Edhe te ne. Por kompanitë kanë reaguar ashpër, duke nisur dhe procese gjyqësore.

Media lider në botë, si BBC,  kanë nisur të bëjnë investigime, krahasime, analiza mbi sasinë e sheqerit që ndodhet si në pijet freskuese shumë popullore duke nxjerrë konkluzione të frikshme për dëmin në shëndet.
Më të ekspozuarit përballë këtyre rreziqeve janë fëmijët: Një artist bashkëkohor italian, Max Fontana, personazh në librin më të fundit të shkrimtarit italian Massimiliano Parente, do të provokonte publikun duke bërë një yll të Svastikës me çokollatata Kinder. Masakrat e Hitlerit ndaj hebrenjve kanë të njëjtën peshë të dëmit që sheqeri në ushqimet për fëmijë u bën të vegjëlve në shëndet? Ishte mesazhi i tij provokues. Prodhimet Kinder e Nestle, aq “të dashura” për fëmijët kanë një përmbajtje sheqeri deri në sfilitje. Deri më sot askush nuk i ka mbrojtur të vegjëlit të bombarduar në çdo emision, film vizatimor që ndjekin me produktet që ekzagjerojnë përmbajtjen e sheqerit (çokollata, biskota, lëngje frutash e pije me gaz), krijojnë një vartësi të ekzagjeruar duke i konsumuar nga mëngjesi në darkë.

Disa familje janë të vëmendshme dhe krijojnë një kulturë ushqimi të shëndetshme brenda tyre, por në shkollë dhe në orët kur nuk janë nën vëzhgimin e prindërve, fëmijët janë kurdoherë viktima të produkteve me sheqer të ekzagjeruar dhe askush nuk kujdeset për ta.
Edhe shoqëria shqiptare duhet të rrisë vigjëlencën dhe të japë alarmin për produktet plot sheqer që janë në tregjet tona.

Revolucioni ushqimor për të kaluar nga prodhimet e konsumit të gjërë me përmbajtje të lartë sheqeri, në ato të kopshteve të vogla dhe bio, mund të shpëtojnë të vegjëlit tanë sa nuk është tepër vonë.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë