Qytetarët e Sarandës do të përfitojnë tashmë nga shërbimi i porsainstaluar i Telemjekësisë në Spitalin "Petro Nako" të qytetit bregdetar, i cili mund të përdoret për telekonsultime urgjente, në ndihmë edhe të turistëve dhe pushuesve këtë verë.
Lajmi u bë i ditur gjatë takimit që u organizuar të shtunën në spitalin e këtij qyteti me rastin e përurimit të Njësisë së Temjekësisë nga Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, dhe Zëvendës Ambasadori Amerikan, Henry Jardine, me drejtues, mjekë e punonjës të këtij institucioni.
Banorëve të qytetit turistik, por ashtu edhe pushuesve e turistëve të shumtë të sezonit veror, nuk do të duhet tanimë që për trauma apo ndërhyrje të ndryshme të marrin rrugën drejt Tiranës.
Nëpërmjet telemjekësisë, e cila mundëson një konsultë e shërbim më të specializuar në kohë reale nga ekipet mjekësore të spitaleve universitare do të kursehen kohë dhe shpenzime të tepërta.
Shërbimi i Telemjeksisë ofron shërbimin mjeksorë, diagnostikues dhe kurues nëpërmjet mjeteve të telekomunikimit, kur përfituesi i shërbimit ndodhen në distancë.
Duke falënderuar përzemërsisht popullin amerikan për ndihmën e vyer dhe të paçmuar që japin nëpërmjet programit të ndihmës e bashkëpunimit, USAID Albania, kreu i shëndetësisë vuri në dukje përfitimet që do të kenë qytetarët e qytetit bregdegtar nga ky shërbim.
Ndërkojë, Zv. Ambasadori Jardine shpjegoi se kjo njësi është një nga komponentët e rëndësishëm që plotëson programin e mbështetjes së sektorit të kujdesit shëndetësor në Shqipëri.
Shërbimi i telemjekësisë ofron trajtim mjekësor, diagnostikues dhe kurues nëpërmjet mjeteve të telekomunikimit, kur përfituesi i shërbimit ndodhet në distancë.
Telemjekësia është instaluar në 11 spitale rajonale dhe 5 spitalet universitare të vendit në bashkëpunim me USAID, ndërkohë që kjo njësi instalohet për herë të parë në një spital bashkiak.
Pas këtij takimi në Spitalin e Sarandës, Ministri Beqaj, i shoqëruar nga drejtues e punonjës të sistemit të kujdesit shëndetësor, vizitoi mjediset e qendrës së re shëndetësore të qytezës turistike të Ksamilit, ku njoftoi planin e masave të institucionit që ai drejton për ngritjen deri në fund të muajit Maj të 22 qendrave të shërbimit mjekësor që do të punojnë me kohë të plotë, 24/7, për sezonin turistik në të gjithë territorin e vendit. /atsh/
/Shqiptarja.com