Shërbime pa faturë, një biznes i
shumicës mund të gjobitet 37 mln €
Krahas gjobës prej 10 milionë lekë, detyrimet për TVSH dhe tatim fitimin, si rrjedhojë e rivlerësimit tatimor, e shumëfishojnë ndjeshëm penalitetin…Ministria e Financave po përgatit udhëzimin i cili do të shërbejë si bazë për zbatimin e ndryshimit të ligjit të procedurave, që hyri në fuqi në 12 nëntor dhe që parashikon ashpërsim të ndjeshëm të gjobave dhe penaliteteve ndaj bizneseve me shkelje. Ja shembulli i marrë.
TIRANE- Gjoba në këtë rast mund të shkojë deri në 5.2 miliardë lekë (37 milionë euro) dhe do të përllogaritet nga mbledhja e këtyre elementeve: Gjobë në masën 10 000 000 lekë për konstatimin;Rivlerësim i të ardhrave tatimore të 6 muajve të mëparshëm, 8 milionë lekë; Të ardhurat ditore të 6 muajve të mëparshëm, në total 14,7 miliardë lek për 6 muaj mbi të cilat zbatohet TVSH në masën 20%, e barabartë me 2,9 miliardë lekë; Mbi shumën 14,7 miliardë lekë zbatohet edhe tatimi mbi fitimin prej 15%, dhe detyrimi për tatimin mbi fitimin është i barabartë me 2,2 miliardë lek.
Grosistët“Në kuptim të kësaj pike, tatimpagues që shet me shumicë është çdo person i tatueshëm, në kuptim të nenit 59 të ligjit dhe pikës 59 të këtij Udhëzimi, i cili kryen veprimtari tregtare të furnizimit të mallit me shumicë, pavarësisht nga fakti nëse është person i tatueshëm, subjekt i tatimit mbi vlerën e shtuar e te tatimit mbi fitimin apo, persona te tatueshëm, tatimpagues i tatimit të thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël”, thekson Ministria e Financave në dokumentin ku përcakton kategoritë e bizneseve që do i nënshtrohen kësaj formule.
Kjo dispozitë nuk zbatohet për tatimpagues (prodhues, importues) që tregtojnë me shumicë për tatimpagues të tjerë të regjistruar, por njëkohësisht kanë si pjesë të biznesit të tyre edhe njësitë e tregtimit me pakicë për publikun (rrjet dyqanesh) të pajisura me NIPT-e sekondare dhe pajisje fiskale. Automjetet e pajisur me NIPT-e sekondare, të cilat përdoren për shitjet me shumicë “derë më derë”, nuk konsiderohen njësi të tregtimit me shumicë.
“Përjashtimit, për të gjithë tatimpaguesit, të cilët me vullnetin e tyre bëjnë vetdeklarimin e mallit që kanë gjendje pa dokumente tatimore, me anë të një fature të përgatitur nga blerësi, sipas nenit 53, të këtij ligji, brenda datës 31.12.2015, nuk do të zbatohen penalitetet e përcaktuara në nenin 121 të ligjit të procedurave” thekson drafti.
NdëshkimetVetëm pak kohë më parë Qeveria rriti ndjeshëm penalitetet për shkeljet fiskale, të cilat tashmëvariojnë nga 500 mijë lekë në 10 milion lekë si dhe kallëzim penal. Referuar këtyre ndryshimeve, me gjobë në masën 500 mijë lekë penalizohen bizneset që nuk deklarojnë adresën, nuk afishojnë listën e çmimeve të mallrave apo shërbimeve, nuk deklarojnë punonjësit, nuk deklarojnë pagën reale të punonjësve apo nuk lëshon kupon tatimor. Penaliteti me gjobë në vlerë 10 milion lekë do të aplikohet për rastet kur bizneset e mallrave me shumicë nuk lëshojnë faturë tatimore, dëftesë tatimore apo faturë tatimore me TVSH.
Drafti Ministria e Financave po përgatit një draft për ndëshkimin e kompanive grosiste që kryejnë evazion, i cili parashikon gjoba dhjetëra miliona euro nëse u gjenden produkte pa faturë fiskale. Përmes dy shembujve, Ministria shpjegon si do përllogaritet gjoba për një tragtar shumice
GrosistëtTatimpagues që shet me shumicë është çdo person i tatueshëm, i cili kryen veprimtari tregtare të furnizimit të mallit me shumicë, pavarësisht nga fakti nëse është person i tatueshëm, subjekt i tatimit mbi vlerën e shtuar e te tatimit mbi fitimin apo, persona të tatueshëm
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 01 Dhjetor 2015Redaksia Online(e.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.2%
-
Jo
50.5%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4142
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20
-
Berat/ Rrëmbeu dhe dogji dy të rinj në ’98-ën, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron me 25 vite burg
28 Janar, 20:13
-
SPAK kërkon sekuestrimin e pronave të Ervis Martinajt, Beqiri: Nëse s'do fshihej pas tezes së tij Liri Berisha, s’do kishte bërë këto që ka bërë! Me lidhje politike
28 Janar, 20:02
-
Ligji për “Burgun e hapur”/ Debat te Komisioni i Sigurisë, Alibeaj: Përfitojnë edhe subjekte të SPAK! Naço: Përcaktohen qartë kriteret, ka nevojë vendi
28 Janar, 19:48
-
Beqiri paralajmëron dosje të tjera të ‘nxehta’ për Berishën: Së shpejti edhe 7 ‘Partizanë’ të tjerë, KQZ duhet t’ia hiqte mandatin për falsifikimin! Ahmetaj, kriminel që kërkon azil
28 Janar, 19:35
-
Edi Rama: Më pëlqejnë memet dhe karikaturat e humorit, s’di ç’do bëja po të mos më nxirrin
28 Janar, 19:35
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Elena Kocaqi në ‘FrontLine’: 'Shteti Bektashi', gabim dhe marrëzi e Ramës! Nëse opozita s’do merrej me Berishën, do ishte e bashkuar në fushatë
28 Janar, 19:28
-
Protesta masive në Serbi, plagoset rëndë një studente, policia arreston 4 persona
28 Janar, 19:24