Shërbimet publike, Harito: Duhet
reformë, nëpunësi të jetë shërbyes

Shërbimet publike, Harito: Duhet<br />reformë, nëpunësi të jetë shërbyes
Qeveria shqiptare po përpiqet që të përmirësojë shërbimet piblike. Ministrja e Inovacionit, Milena Harito ka theksuar se duhet një reformë shumë e madhe për shërbimet publike.
 
Në ceremoni për dhënien e çmimeve për Inovacionin në Administratën Publike, Harito theksoi se nëpunësi i shtetit duhet të jetë një shërbyes.
 
“Të gjithë jami të vetdijshëm për shërbimet publike. Shkojmë në sportele dhe shumë herë na i prishin ditën. Duhet një reformë shumë e madhe për shërbimet publike. Ne duam që shërbimet t’i afrohen qytetarit. Nuk është punonjësi i shtetit që të bën nderin e të ofron shërbimin, por ai është atje me taksat tona. Nëpunësi i shtetit duhet të jetë një shërbyes. Prandaj duhet të ofrohen shërbimet publike në mënyrë të integruar për qytetarin, e jo të shkojë nga një zyrë në tjetrën. Shteti ka për detyrë për lëvrimin e shërbimit. Në thelb kjo reformë ka integrimin e shërbimeve për qytetarët. Janë 1400 shërbime të listuara që ofrohen nga shteti shqiptar, këto shërbime kanë letrat e tyre, ofrohen në zyra të ndryshme. Tani të gjitha këto shërbime do ofrohen në mënyrë të ngjashme, kjo është një reformë që do bëhet hap pas hapi. Kjo reformë ka për synim përmirësimin e shërbimeve publike”, deklaroi Harito.
 
Ndërkohë zëvendëskryeministri Niko Peleshi gjatë kësaj ceremonie tha se shpreh se pavarësisht sfidave e ëndrrave që mund të kemi e vërteta është se Shqipëria ka ende shumë rrugë për të bërë për të arritur pjesën tjetër të Europës.
 
niko peleshi

 “Inovacioni është rruga e vetme që ne njohim për të kapur kohën e humbur. Por të gjithë ju që jeni sot prezentë këtu, të gjithë ata që kanë marrë pjesë në këtë konkurs dhe kanë qenë disa qindra në fakt në të gjithë Shqipërinë do të duhet në fakt të kuptojnë se kjo nuk është një gjë e thjeshtë.  Në fakt ne kemi një sfidë të rëndësishme për të ndryshuar sistemin. Ne e kemi thënë në fakt në fushatën elektorale se ne i besojmë ndryshimit të sistemit dhe rëndësisë së sistemit dhe jo thjesht ndryshimit të njerëzve. Natyra njerëzore është natyrë njerëzore. Sistemi e deformon ose e korrigjon atë. Dhe pikërisht këtë ka synuar ky konkurs: si të drejtojmë të gjitha fuqitë e shoqërisë, jo vetëm të institucioneve publike, drejt përmirësimit, modernizimit nëpërmjet zgjidhjeve kreative në ofrimin e shërbimeve publike”, deklaroi zëvendës kryeministri Niko Peleshi.


Aldo Ziflaj është fituesi i çmimit të parë në konkursin për idetë inovative në administratën publike. Mes 20 finalistëve, ideja fituese ka të bëj me një aplikacion ëeb-i për pajisjet android për lokalizimin e monumenteve që ndodhen në Shqipëri.

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Nga Libani lëshohen 85 raketa drejt Izraelit! Burime për ‘Washington Post’: Përgjigja ndaj Iranit ende në fazën e planifikimit

Nga Libani lëshohen 85 raketa drejt Izraelit! Burime për ‘Washington Post’: Përgjigja ndaj Iranit ende në fazën e planifikimit