Shërbimet publike në Ballkanin Perëndimor kanë bërë sot bashkë 4 ministra të rajonit.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe katër ministra nga vendet e Ballkanit Perëndimor diskutuan mbi ofrimin e shërbimeve, duke ulur prktikat korruptive, rritur efiçencën  si dhe duke ulur kohën e prtitjes.
 
Në fjalën e saj Milena Harito, ministre për Inovacionin dhe Administratën Publike prezantoi para kolegeve të saj ligjin që vendi ynë ka miratuar për ofrimin e shërbimeve.
 
“Reforma e shërbimeve publike në Shqipëri mendoj se në rradhë të parë kishte një sfidë , që është e përhershme e Reformave që është ndryshimi i mentalitetit, nga një mentalitet administrativ nga një mentalitet i shërbimit nga klientit. Parimi është i njëjtë, t’i shërbejmë qytetarit, dhe kjo gjë siç ju e thatë me shumë të drejtë është një ide por duhet të përkthehet në mekanizma dhe instrumenta. Dhe që të përkthehet duhet të follojë tek ligji. Për këtë arsye ne në Shqipëri kemi bërë një ligj të veçantë për mënyrën e shërbimeve publike”, u shpreh Harito.
 
Në takim merrnin pjesë Marta Arsovska Tomovska, Ministër për Shoqërinë e Informacionit dhe Administratën të Maqedonisë, Ana Brnabic, Ministre e Adminstratës Publike dhe Qeverisjes Lokale në Serbi dhe Suzana Pribilovic, Ministre e Adminsitratës Publike të Malit të Zi, të cilat paraqitën situatën aktuale të shërbimeve publike në vendet e tyre.
 
Gjithashtu në konferencë u prezantuan dhe praktikat më të mira të Bashkimit Evropian në sistemin e dhënies së shërbimeve publike.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)