Shërbimet sekrete gjermane nën alarm nga kërcënimi rus

Shërbimet sekrete gjermane nën alarm nga kërcënimi rus

Flamur gjerman

Rritje e akteve të spiunazhit dhe sabotimit, konfrontim i mundshëm i drejtpërdrejtë ushtarak me NATO-n që në vitin 2030: Shërbimet sekrete gjermane dhanë alarmin të hënën për rrezikun në rritje që ata besojnë se përfaqëson ndërhyrja e Moskës në Gjermani dhe Evropë.

Ishte një parashikim i zymtë që tre krerët e shërbimeve të inteligjencës gjermane dhanë të hënën gjatë seancës dëgjimore vjetore para deputetëve.

“Kemi kërcënime nga shumë drejtime”, tha kreu u Shërbimit Federal të Zbulimit (BfV), Service Thomas Haldenwang, duke iu referuar kërcënimeve nga jashtë, nga Rusia, Kina, Irani, si edhe kërcënimeve të brendshme nga radikalizmi islamik dhe e djathta eksteeme.

Zyrtarët e inteligjencës kanë qenë veçanërisht të zëshëm për ndërhyrjen e Moskës në Gjermani në kontekstin e luftës në Ukrainë. Pas Shteteve të Bashkuara, Gjermania është furnizuesi më i madh iarmëve për Ukrainën.

“Na pëlqen ose jo, jemi në konflikt të drejtpërdrejtë me Rusinë”, tha Bruno Kahl kreu i agjencisë gjermane të zbulimit (BND).

Pako bombë?

“Spiunazhi dhe sabotazhi rus po shtohen në Gjermani, si në sasi edhe në cilësi”, shtoi zoti Haldenwang.

Gjermania është tronditur nga disa raste të spiunazhit pas të cilave dyshohet se qëndron Rusia, veçanërisht që nga agresioni rud ndaj Ukrainës në shkurt 2022.

Në prill, dy burra me nënshtetësi ruse dhe gjermane u akuzuan për planifikim të akteve të sabotimit për interesa të Rusisë, përfshirë në një bazë ushtarake të SHBA-së, për të minuar ndihmën gjermane për Ukrainën.

Zoti Haldenwang akuzoi Moskën se qëndron pas ngjarjes së shënuar në korrik, kur një pako mori flakë në një qendër të DHL-së në qytetin Leipzig, përpara transportit të planifikuar me avion.

Nëse pakoja "do të kishte shpërthyer në bord gjatë fluturimit", tha ai, "do të ndodhte përplasje dhe mbetjet do të preknin të gjithë njerëzit këtu në Gjermani që simpatizojnë [presidentin rus Vladimir] Putinin dhe regjimin e tij, në mënyrë të hapur apo të fshehtë".

Drejtorja e shërbimit të zbulimit ushtarak gjerman (BAMAD), Martina Rosenberg, raportoi një "rritje të konsiderueshme të akteve të spiunazhit dhe sabotimit" që kanë si objektiv ushtrinë gjermane.

Moska po kërkon të marrë informacion mbi "dërgimin e armëve gjermane në Ukrainë" dhe "të krijojë një ndjenjë pasigurie", u shpreh ajo.

“Kremlini po përgatitet për përshkallëzim të mëtejshëm të akteve hibride dhe të fshehta", shtoi zonja Kahl.

Vijat e kuqe

“Me këto akte ndërhyrjeje të një “niveli të pashembullt”, Kremlini dëshiron të “testojë vijat e kuqe të Perëndimit”, vlerësoi drejtori i shërbimit sekret.

Sipas tij, Rusia "ndoshta" do të jetë në gjendje "të kryejë një sulm kundër NATO-s deri në fund të kësaj dekade".

"Një konflikt i drejtpërdrejtë ushtarak me NATO-n po bëhet një opsion për Rusinë", shtoi zoti Kahl.

Rusia hodhi poshtë këto deklarata, duke thënë se ishte NATO-ja ajo që kërcënoi Rusinë.

Duke iu referuar zgjerimit të NATO-s, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se ishte NATO-ja ajo që kishte lëvizur drejt Rusisë dhe jo anasjelltas./VOA

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dhuratë e hidhur për Krishtlindje? Armando Broja mund të shkarkojë Guardiolën! Liverpool e Chelsea luajnë për 'Boxing day'

Dhuratë e hidhur për Krishtlindje? Armando Broja mund të shkarkojë Guardiolën! Liverpool e Chelsea luajnë për 'Boxing day'