Tashmë është Vatikani në shënjestër të terroristëve që përgatiten për atentatin e ardhshëm pas atij në Paris. Alarmin e japin shërbimet sekrete amerikane të cilat kanë lajmëruar Vatikanin se Selia e Shenjtë është objektivi i radhës në listën e ISIS. Lajmi është publikuar në Tv izraelit, Canale 1, i cili nuk ka dhënë detaje të tjera.
Vatikani është një objektiv i mundshëm i ISIS por për momentin “nuk ka sinjale konkrete” që mund të bëjnë të mendosh për ndonjë sulm. Ndërkohë që mediat italiane raportojnë se shërbimet sekrete të Italisë ato të Mossad dhe CIA-s kanë dërguar në ditët e kaluar informacione të cilat po analizohen për disa skenare të mundshme, por pa treguar elementë konkretë të rrezikut.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com