Shërbimet sekrete serbe në
alarm: Jeta e Vuçiç në rrezik

Shërbimet sekrete serbe në<br />alarm: Jeta e Vuçiç në rrezik
Jeta e kryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç  është në rrezik. Kështu shkruajnë mediat serbe, bazuar në informatat e shërbimeve sekrete.
 
Ka indikacione se disa organizata joqeveritare boshnjake dhe shoqata të veteranëve të luftës janë të gatshme të shkaktojnë kaos.
 
Shërbimet e sigurisë në Serbi kanë marrë paralajmërime serioze se këto organizata do të tentojnë të shfrytëzojnë pakënaqësinë e madhe të boshnjakëve për shkak të vendimit të mëhershëm të Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë që të hedhin poshtë kërkesën për rishikim të vendimit kundër Serbis
ë”, shkruajnë mediat serbe.
 
Kryeministri i serb u shpreh se kam dëgjuar disa gjëra të çuditshme, por besoj se kjo do të kalojë në mënyrën më të mirë.
 
Vuçiç nesër do të vizitojë Sarajevën, ndërsa shqetësimet për sigurinë rriten akoma më shumë, pasi dy vite më parë kryeministri serb u sulmua në  Potoçare. 


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)