Shërbimi Hidrografik – APD, bovë tjetër sinjalizuese në gjirin e Durësit

/ATSH/. - Shërbimi hidrografik shqiptar, në bashkëpunim me Autoritetin Portual të Durrësit, kanë punuar sot për instalimin e një bove të re (fener) sinjalizuese detare në zonën e Kepit të Lagjit.
Sipas drejtuesve të këtij Shërbimi, bova me lartësi 4 metra u dërgua nga porti i Durrësit drejt Kepit të Lagjit, në jug të qytetit bregdetar. Me ndihmën e një autovinçi nga kalata 5, ajo u lëshua në det dhe më pas u transportua nga një mjet lundrues i Shërbimit Hidrografik.
Kjo është bova e dytë që po zhvendoset drejt kësaj zone dhe brenda pak ditësh pritet instalimi i bovës së tretë dhe të fundit. Sistemi i ndriçimit të tyre ushqehet nga bateria, që furnizohet nga një panel diellor.  Tre bovat po vendosen mbi një cektinë detare shkëmbore prej disa miljesh, me qëllim parandalimin e rrezikut për mjetet lundruese.
Në gjirin e Durrësit ndodhen 14 bova sinjalizuese detare gjithsej. 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Ndërron jetë në moshën 88-vjeçare aktori dhe producenti i njohur francez Alain Delon