Shërbimi Social ndihmon familjen
e varfër pas apelit të A1 Report

Shërbimi Social ndihmon familjen<br />e varfër pas apelit të A1 Report
MIRDITE - Punësim dhe mbështeje të vazhdueshme ka premtuar Shërbimi Social Shtetëror në Lezhë për familjen Noka në Fang të Mirditës, e cila jeton në kushte tepër të vështira ekonomike.

Pas prezantimit të situatës në televizionin A1 Report në të cilën jetonin 4 pjesëtarët e kësaj familje ku së fundmi i është ndërprerë edhe energjia elektrike për shkak se janë debitorë ndaj OSHEE-së, Shërbimi Social në Lezhë ka ndihmuar familjen Noka me pako ushqimore me qëllim që dhe ata t’i kalojnë festat e fundvitit si gjithë të tjerët.

Drejtoresha e Shërbimit Social në Lezhë Ardiana Jaku është shprehur se ky është vetëm fillimi, pasi ndihmat për këtë familje do të jenë të vazhdueshme.

"Situata është me të vërtetë e rëndë, dua të theksoj nga ana tjetër që familja merr ndihmën ekonomike në masë të plotë. Hapat e tjerë që do të ndjekim do të jenë negociata të vazhdueshme me bashkinë Rubik, për ta përfshirë në banesat sociale që po ndërtohen. Tek zyra e punësimit kemi paraqitur kërkesën në emrin tuaj që cdo hapësirë ose mundësi punësimi që mund të ofrohet për kryefamiljarin apo për bashkëshorten të jenë të parat që të përfshihen në mundësi punësimi sepse vetëm me ndihmën ekonomike është krejt e kuptueshme që nuk mund të jetohet." tha Jaku

Nga ana tjetër pjesëtarët e kësaj familje kanë falënderuar shërbimin Social për ndihmën e dhënë, duke kërkuar që dhe organizata të tjera të ndjekin të njëjtin shembull. Ata apelojnë që t’ju rikthehet energjia elektrike per festat e fundvitit.

Që prej lajmit të dhënë pak ditë më parë në A1 Report mbi gjendjen e rënduar ekonomike të kësaj familje, kanë ardhur ndihma të shumta në drejtim të tyre, ndërsa është bërë e ditur se edhe në ditët në vijim në ndihmë të tyre do t’ju vijë edhe prefektura e Lezhës.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Flakët e zjarri përfshijnë edhe Llogaranë, Report Tv siguron pamjet

Flakët e zjarri përfshijnë edhe Llogaranë, Report Tv siguron pamjet