Sherefedin Shehu nuk do votojë
s'ka emrin në listën e zgjedhësve

Sherefedin Shehu nuk do votojë<br />s'ka emrin në listën e zgjedhësve
Kandidati i djathtë, Sherefedin Shehu, nuk do të votojë sot në zgjedhjet për Bashkinë e Dibrës. Mësohet se shkak është bërë mungesa e emrit të tij në listën e zgjedhësve.

Në një prononcim për Report Tv, Shehu tha se shkaqet e mungesës së emrit të tij në listë janë teknike, ndërsa theksoi se për të do të votojë e gjithë Dibra.

"Fatmirësisht për mua do të votojnë qytetarët e Dibrës, pasi për çështje teknike nuk mund të marr pjesë në procesin e votimit. Nuk ka asnjë problem. Për mua do të votojë e gjithë Dibra", u shpreh Shehu.  

Shehu nuk banon në Dibër dhe vonesat e shkaktuara në regjistrimin e tij në Gjendjen Civile, ka bërë që ai të mos e ketë emrin në listë.
  
Ai akuzoi mazhorancën se po bën presione ndaj qytetarëve në përpjekje për tu diktuar votën. "Nëse qeveria nuk e prish procesin, ne kemi pritshmëri të mëdha për ta fituar procesin". 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron