Profesori i Ekonomisë Sherif Bundo e quan të gabuar vendimin e ministrisë së Financave për dhënien me koncesion të TVSH.

I ftuar në emisionin “Rreze Dielli” Bundo u shpreh se ky shërbim është një nga domenet e shtetit dhe nuk mund ti jepet sektorit privat.

sherif bundo

Sipas tij ky vendim është i gabuar si në filozofi ashtu edhe në formulën që ministria ka parashikuar për këtë kontratë të partneritetit privat-publik (PPP).

Gjithashtu profesori i Ekonomisë Bundo i ka dhënë dhe një këshillë mikut të tij , ministrit të Financave Cani “Shkëlqim ose tunde atë këmborë që të kanë varur në qafë ose lëre fare “



Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )