Shërimi përmes gishtave! Gishtat e dorës përgjegjëse për organet tona, ja harta e organeve që korrespondojnë

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte Prof. As. Dr. Kujtim Haxholli, i cili foli për refleksologjinë e duarve në qetësimin e dhimbjeve të ndryshme të trupit.

”Çdo gisht i dorës tonë sipas mjekësisë kineze lidhet me një organ të trupit dhe është përgjegjës për kurimin e disa problemeve që mund të na shfaqen në organizëm” e nis kështu bisedën, profesori i jogës dhe i edukimit fizik, duke shtuar se jo vetëm dora i përgjigjet refleksologjisë, por dhe shputat e këmbëve mbartin shumë energji.

”Gishti ynë tregues lidhet me energjinë e organit të mushkërisë, nëse ne e masazhojmë, mund të qetësojmë inflamacionin e këtij organi” tha Profesori në studio. ”Gishti i mesit i dorës së majtë lidhet me energjinë e organit të mëlçisë, ndërsa gishti i unazës korrespondon me organin e zemrës, kjo është dhe arsyeja që njerëzit vënë unazën e martesës tek gishti i zemrës” shtoi ai, duke vazhduar se pikërisht në këtë gisht merret dhe gjaku. Në fund, mbetet gishti i vogël i dorës së majtë që sipas profesorit i korrespondon veshkave.

Dora e djathtë, sipas filozofisë jing-jang, reflektohet në organe të tjera të trupit siç janë: zorrët, pankreasi, apo zorrët e holla. Më pas Kujtimi u ndal dhe tek shputat e këmbëve, ku refleksologjia ka një rëndësi të veçantë.

”Gjëja më e mirë që duhet bërë është që të ecet zbathur në mëngjes, kur bie vesa e parë, në një ambient me bar” theksoi Haxholli, duke shtuar se jo më kot mjeku kinez njihet ndryshe si “mjeku këmbëzbathur”.

Profesor Haxholli është autor tekstesh mësimore dhe monografish në fushën e "Edukimit Fizik dhe Sporteve" dhe pjesëmarrës në një sërë projektesh të rëndësishme me fokus kryesor zhvillimin e sporteve në Shqipëri. Përveç përvojës akademike në mësimdhënie dhe në drejtim të njësive bazë të Arsimit të Lartë, ai ka spikatur edhe si sportist elitar, kampion e rekordmen i padiskutueshëm në Gjimnastikë. Këto cilësi të larta si sportist i ka transmetuar edhe si trainer i ekipeve kombëtare pranë Federatës së Gjimnastikës, duke rritur dhe edukuar breza të tërë sportistësh të talentuar. Ai mban gradën shkencore "Doktor" dhe titullin "Profesor i Asociuar".   

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD/ Kulluri: Pjesëmarrja për turp! Elezi: Pse nuk bllokojnë godinën e ‘narko shtetit’, po u nxijnë jetën qytetarëve?

Protesta e PD/ Kulluri: Pjesëmarrja për turp! Elezi: Pse nuk bllokojnë godinën e ‘narko shtetit’, po u nxijnë jetën qytetarëve?