Ish-sulmuesi anglez, Tedi Sheringem mendon se Zhoze Murinjo do të ishte zëvendësim ideal për Aleks Fergusonin në krye të “Djajve të Kuq”, në momentin që trajneri skocez të largohet nga skuadra angleze.
“Murinjo do të ishte ideal për Junajtedin. pankina e ‘Djajve të Kuq’ do të jetë shumë tërheqëse për të gjithë trajnerët e spikatur kur Ferguson do të vendosë të largohet, por njëherësh edhe një vend pune shumë i vështirë" tha ish sulmuesi i kombëtares angleze.
"Të jesh pasardhës i një njeriu i cili arriti aq shumë në karrierë nuk është e lehtë. Murinjo është ndër të rrallët, i cili di si të përballet me presionin e të qenit pasardhës i Fergusonit”, ka theksuar Sheringem.
/Shqiptarja.com