Arrestohet Gazmend Peposhi, 28 vjeç, banues në Shkozet pasi gjatë një konflikti ka plagosur me armë një person.

Arrestimi i tij u bë sot rreth orës 09:00 pas një konflikti çasti, Peposhi ka plagosur me armë zjarri tip pistoletë, R.Gj 25 vjeç, banues në Arapaj.

I plagosuri ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë që policia ka zbardhur dinamikën e ngjarjes:

Peposhi ka shkuar në servisin e R.Gj ku pas një konflikti çasti, e ka plagosur në këmbë me armë zjarri. Në vijim, nën kërcënimin e armës i ka marë makinën një klienti i ndodhur në ato momente në servis dhe është larguar.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar efektivat e Policisë, duke bërë të mundur mbledhjen e provave, identifikimin e autorit dhe u vunë në ndjekje të tij.

Policia ka bërë të mundur kapjen e autorit në Kamëz së bashku më armën e krimit,  i cili kishte planifikuar që të fshihej në Fushë-Arrëz.

Në vijim të zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të ngjarjes uniformat blu kanë gjetur makinën tip Audi me targa AA 915 AG, me të cilën ishte larguar autori nga vendngjarja, e braktisur në Shenavlash.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan nga policia, arma e krimit, tip Grizzly, një karikator me 7 fishekë dhe një automjet tip Audi me targa AA 915 AG.

Peposhi është person me preçedentë penale të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër jetës dhe pronës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Plagosja e lehtë me dashje”, ”Kanosja”dhe” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit ”.

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)