Një sherr masiv ka ndodhur në një event muzikor në Athinë ku si pasojë mbeti e plagosur dhe moderatoja e njohur greke Roula Koromila dhe këngëtarja Elena Paparizou.
Roula Koromila, moderatorja e njohur greke në një foto të publikuar duket e ulur në shkallë duke marrë ndihmën e parë.
Si nisi konflikti
Tensioni është krijuar në podiumin ku për arsye ende të paqarta dy persona kanë nisur duke u shtyrë me njëri tjetrin ndërsa turma ka ndërhyrë për ti ndarë.
Më pas dy personat janë përfshirë sërish në sherr me njeri tjetrin, duke shkaktuar një tjetër ndërprerje.
Ky episod i dytë ndodhi teksa Ioanna Paliospyrou ishte në skenë dhe do t'i jepte artistes Elena Paparizou cmimin për baladën më të mirë të vitit, ajo ndodhej në vendet VIP në pritje për të marrë çmimin e saj.
Në skenë ka qenë edhe Konstantinos Argyros, për të qetësuar gjakrat, ndërsa Paparizou është larguar nga eventi sepse e ka zënë paniku me atë që ka ndodhur mes dy personava. Asnjë nga artistët nuk doli në skenë, por vetëm kërcimtarët, duke kërcyer nën këngën që do të performonin.