Sherr me armë në një lokal, arrestohet 27-vjeçari në Durrës (Video)

Një 27-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Durrësit pasi qarkullonte me armë zjarri pa leje në ambientet publike. Ngjarja ndodhi paraditen e sotme dhe sipas informacionit zyrtar, A.D është arrestuar nga policia pas një konflikti të ndodhur në lagjen 14 të Durrësit. I riu ka pasur një konflikt me shtetasin me iniciale S.B. 27-vjeçari do të përballet me akuzën "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit , në ambiente publike” si dhe “plagosje e lehtë me dashje”.

Pistoleta që ju sekuestrua Artan Demës

Njoftimi i Policisë

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:
• A.D 27 vjeç, banues në Durrës.
Uniformat blu kanë marrë informacion për një konflikt në një lokal në lagjen nr.14 Durrës, ku kanē ndërhyrë menjëherë dhe gjatë kontrollit është konstatuar se shtetasi A.Dishte konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin S.B. dhe dispononte një armë zjarri tip pitosletë pa leje, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë