Kosovë/ Një viktimë dhe 17 të plagosur pas sherrit me armë zjarri në disko, i përfshirë një anëtar i FSK dhe një person i kërkuar nga FBI

KOSOVË-  Një person mbeti i vdekur dhe 17 të tjerë janë plagosur si pagojë e një përleshje në një lokal, në qendër të Prishtinës pak para mesnatës. Gjatë konfliktit janë përdorur edhe armë, duke sjellë kështu plagosjen e një 39 vjeçari. Kastriot Ramadani, i plagosur rëndë ndërroi jetë në spitalin universitar të Prishtinës për shkak të plagëve të marra. Gjatë sulmit pas një konflikti në lokalin “Bon Vivant” u lënduan nga thyerja e xhamave edhe 17 persona.

Policia bën të ditur se të plagosurit Hysi Geci, Gëzim Zakuti dhe Andi Pajaziti po marrin trajtim mjekësor, ndërsa prokuroria ka lëshuar urdhër ndalimin për përfshirjen e tyre në ngjarjen e rëndë. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes grupi hetimor ka sekuestruar edhe 4 gëzhoja. Një prej personave të përfshirë në ngjarje është pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Hysi Geci.

Medat kosovare bëjnë të ditur se gjithçka nisi pas një ftese për t’u bashkuar në një tavolinë mes dy grupeve që ndodheshin në lokalin ‘bon vivant’ në Prishtinë. Hysi Geci, pjesëtar i FSK’së, ndodhej nën shoqërinë e Dukagjin Nikollajt i njohur me nofkën “Duka” dhe Kastriot Ramadanit që mbeti më vonë i vrarë. Ata kanë ftuar Andi Pajazitin i njohur me nofkën “Italiani” në tavolinën e tyre. Për shkak të një konflikti të mëparshëm ata e sulmuan “Italianin” me një shishe birre . Pas kësaj grupet nxorën armët dhe gjuajtën në drejtim të njëri-tjetrit.

Ndërsa Dukagjin Nikollaj ka mundur të largohet dhe është shpallur në kërkim. Ky i fundit, është i kërkuar edhe nga FBI-ja për trafikim narkotikësh, pasi për 5 vjet ishte i përfshirë në trafikimin e sasive të mëdha të marihuanës, duke e marrë nga furnizues në Kanada e duke e shpërndarë nëpër Neë York. Ndërsa Andi Pajaziti, ka qenë protagonist në një tjetër përlasje të amatosur të ndodhur  në 2019 në lokalin ‘Duplex’, ku u plagosën 4 persona. Pajaziti në atë kohë nga arratia tha se përplasja nisi pasi nuk ishin lejuar të futeshin në lokal. 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:32
Vrasja në Prishtinë, kush është një prej autorëve të dyshuar! I shpallur në kërkim nga FBI për trafik narkotikësh

Njëri nga të dyshuarit për përfshirje në përplasjen me armë në një lokal në Prishtinë mbrëmjen e së premtes mësohet të jetë i kërkuar edhe nga FBI.

I njohur me pseudenimin “Duka”, Dukagjin Nikollaj kërkohet edhe nga FBI-ja për trafikim narkotikësh.

Dukagjin Nikollaj, sipas Byrosë Federale të Hetimeve (FBI), dyshohet të jetë i përfshirë në blerjen e sasive të mëdha të marijuanës nga Kanada dhe shpërndarjen e tyre në zonën e New Yorkut.

“Duka” thuhet të jetë pjesëtarë i organizatës kriminale “Krasniqi Organization”, të dyshuar për trafikim droge dhe vrasje.

Urdhër arresti për “Dukën” është lëshuar në maj të vitit 2010 nën akuzat për shpërndarje të lëndëve narkotike. Ai ka kontrolluar rrethin e drogës nga viti 2003 deri në vitin 2007.

Sipas FBI ai dyshohet të jetë i përfshirë në blerjen e sasive të mëdha të marijuanës nga Kanada dhe shpërndarjen në zonën e Nju Jorkut.

Ora 19:15
Vrasja në Prishtinë, gazetari nga Kosova: Brenda një nate pati tre sherre në lokalet e natës

Gazetari Enis Reçica nga Kosova, foli për Report Tv lidhur me sherrin në Prishtinë, ku një person mbeti i vrarë, ndërsa i përfshirë ishte edhe një anëtar i FSK. Në një lidhje skype, Reçica tha se kjo ngjarje ka shtuar pasigurinë te qytetarët që të frekuentojnë jetën e natës. Ai thotë se ende nuk është bërë me dije arsyeja përse ndodhi sherri, ndërsa sa i takon ngritjes së Task Forcës u shpreh se do të punojë për zbardhjen e ngjarjes, por edhe për ngjarje të tjera.

Ai thotë se një masë e tillë erdhi pasi brenda natës në Kosovë u regjistruan edhe dy raste të tjera sherri në lokalet e natës, një në Pejë dhe një në Gjilan, por nuk pati të plagosur.

“Kjo ka bërë që të shtohet një lloj pasigurie për ata që duan të frekuentojnë lokalet e natës. Të paktën këto reagime janë në rrjete sociale se sa kanë siguri për të dalë atë në lokalet e mbrëmjes. Duke qenë se këto armë janë poseduar kaq lehtë dhe janë hedhur plumba kaq lehtë.

Ministria e Brendshme ka njoftuar se do bëjnë një Task Forcë për të bërë hetimin për këtë rast dhe raste të tjera. Gjatë mbrëmjes së djeshme në Gjilan dhe në Pejë ndodhën disa rrahje masive në lokalet e natës. Kishte tre raste brenda një natë, ndonëse në Gjilan dhe Pejë nuk kishte të plagosur, në Prishtinë humbi jetën një person. Kjo Task Forcë duhet ta zbardhë gjithçka se ca ka ndodhur në këtë rast dhe raste të tjera

Ende nuk është bërë e ditur ku është pista dhe pse ndodhi. Ata që kanë qenë në lokal kanë marrë lëndime nga xhamat”, tha Gazetari Enis Reçica nga Klan Kosova.

Ora 14:52
Vrasja në Prishtinë, një pjesëtar i FSK-së i përfshirë dje në përleshjen me armë

Forca e Sigurisë së Kosovës, informon se në ngjarjen e ndodhur mbrëmë në Prishtinë ishte i përfshirë edhe një pjesëtarë i FSK-së.

'Forca e Sigurisë së Kosovës pas verifikimit të të gjitha informatave nga autoritetet kompetente të sigurisë, do të veproj bazuar në ligjet dhe rregulloret në fuqi të  FSK-së”, njofton FSK.

 

Ora 14:46
Vrasja në Prishtinë, Ministri Sveçla njofton për krijimin e një task-force! Një person humbi jetë nga dora e kriminelëve të lënë të lirë

Palët e përfshira në konflikt mbrëmjen e 4 gushtit në një disko në qendër të Prishtinës janë persona me rrezikshmëri të lartë shoqëri të cilët i kanë shpëtuar burgut bën të ditur ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Svelça

Nga përleshja me armë mbeti i vrarë një 39 vjeçar ndërsa 17 të tjerë u plagosën, mes tyre 14 gra.

“Edhe sot humbëm një jetë nga dora e kriminelëve të cilët, për arsye të dështimeve të drejtësisë, kanë qenë të lirë. Në qendër të kryeqytetit, shtetasit tanë janë të rrezikuar për shkak të kriminelëve që nuk po ndëshkohen nga drejtësia. Ata duke u ndjerë të plotfuqishëm përballë ligjit nuk hezitojnë që hesapet e tyre kriminale t'i zgjidhin me armë e atë në lokale publike në prezencë dhe duke rrezikuar dhjetra të rinj të tjerë” shkruan Svelça në një postim në facebook

Sipas policisë shkak ishte një mosmarrëveshjeje mes disa burrave.

Svelça shprehet kritik ndaj gjykatave.

 “Kur lëngon drejtësia, situatat e ngjashme janë të pashmangshme. Drejtësia është punë e policisë, e prokurorëve dhe gjyqtarëve. Drejtësia është një sistem i plotë kur të gjithë institucionet përmbushin funksionin e tyre.  Është koha e fundit që efikasiteti i Policisë në këtë segment të rritet, por mbi të gjitha përgjegjshmëria dhe vendosmëria e Prokurorisë dhe guximi i gjykatësve për dënime drakonike për këtë kontigjent kriminal”

Më tej Ministria e Brendshme thotë se do të inicojë themelimin e një taskforce për hetimin e thellë, jo vetëm të këtij rasti, por edhe të rasteve të tjera të ngjashme

“Drejtësia është virtyt që duhet mbrojtur nga e tërë shoqëria, përfshirë aktivistët e shoqërisë civile dhe gazetarët. Ndjenja e të drejtës duhet të jetë shqetësim për të gjithë ne. Shembujt e ndëshkimit të krimit shërbejnë edhe si mbështetje për rolin e policisë sonë”

Ora 14:28
Të mbuluar nga gjaku dhe të tronditur, dalin pamje të reja nga përleshja në Prishtinë

 

Mediat e Kosovës kanë publikuar pamje të reja nga përleshja me armë në qendër të Prishtinës, mbrëmjen e shkuar.

Në disa video tregohen disa pjesë nga momentet e para pas ngjarjes, ku duket fillimisht një burrë i shtrirë në tokë, i mbuluar nga gjaku dhe dy të tjerë që  i japin ndihmën e parë.

Ndërsa, pak pasi ambulanca mbërrin në vendngjarje, nw video hsfaqen disa nga vajzat që ishin në lokalin në qendër të Prishtinës.

Njëra nga 14 gratë që u plagosën, duket në planet e publikuara nga mediat, e fashuar në këmbë dhe e gjakosur kudo.

Ndërsa kaosi dhe tronditja e disa prej të pranishmëve mbizotëron në pamjet e shkurtëra të publikuara.

Ndërkohë, 21 persona kanë mbetur të lënduar pas të shtënave me armë zjarri në një lokal në qendër të Prishtinës, katër prej të cilëve nga arma e zjarrit dhe të tjerët nga copa xhami apo sende të tjera.

Ora 12:05
Njëri prej të dyshuarve në përleshjen me armë në Prishtinë, i kërkuar edhe nga FBI-ja

1691215058_kosove.png

Njëri prej të dyshuarve për përfshirje në vrasjen dhe plagosjen e disa personave në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë të premten, gjendet në arrati.
Mësohet se ai është Dukagjin Nikollaj, i kërkuar edhe nga FBI-ja për trafikim narkotikësh.

Nikollaj njihet ndryshe me nofkën “Duka”.

Në fletë-kërkimin e FBI-së thuhet se ai për pesë vjet ishte i përfshirë në trafikimin e sasive të mëdha të marihuanës, duke e marrë nga furnizues në Kanada e duke e shpërndarë nëpër New York, shkruan koha.net.

Një person vdiq nga katër të plagosurit, kurse 17 janë lënduar. Ngjarja raportohet se ndodhi si pasojë e një mosmarrëveshjeje mes të dyshuarve, katër prej të cilëve janë nën vëzhgimin e Policisë e që gjenden në SHSKUK për t’u trajtuar e një tjetër në arrati

Ora 11:36
EMRI+FOTO/ Përplasja me armë në Prishtinë, ja kush është 39-vjeçari që humbi jetën

Përleshja me armë zjarri në qendër të Prishtinës, mbrëmjen e shkuar ka rezultuar fatale për Kastriot Ramadani,i cili ndërroi jetë në në spital në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Personi që shihni në foto është 39-vjeçari që humbi jetën nga të shtënave me armë në një lokal në Prishtinë.

“Po, ka vdekur një prej personave të plagosur mbrëmë, një 39-vjeçar. ishte nën kujdesin intensiv kishte intervenim kirurgjik por për shkak të lëndimeve të mëdha, fatkeqësisht ka vdekur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm”, tha doktori Shaqir Uka për mediat.

Ndërkohë, 21 persona kanë mbetur të lënduar pas të shtënave me armë zjarri në një lokal në qendër të Prishtinës, katër prej të cilëve nga arma e zjarrit dhe të tjerët nga copa xhami apo sende të tjera. Po ashtu raportohet se ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje. Mes personave të plagosur, 14 janë gra.

Ora 09:01
Kosovë, vdes njëri prej të plagosurve në sherrin masiv në disko në qendër të Prishtinës! 14 prej të plagosurave janë vajza

1691215058_kosove.png

Një 39-vjeçar ka vdekur në orët e hershme të mëngjesit sot i cili ishte i plagosur nga incidenti i natës së mbrëmshme në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë.

Mësohet se viktima nuk mundi ti mbijetonte plagëve të rënda dhe humbi jetën në spital, tha doktor Shaqir Uka nga Klinika Intensive

“Ka vdekur njëri prej të lënduarve nga plagët që kishte nga gjuajtja me armë në orët e mbrëmshme në Prishtinë”.

“Ai ishte nën kujdesin intensiv kishte intervenik kirurgjik por për shkak të lëndimeve të mëdha, fatkeqësisht ka ndërruar jetë pasi nuk ka arritur t’i përballojë plagët”, ka thënë Uka citon Klan Kosova.

Incidenti i mbrëmshëm ka ndodhur për shkak të një zënke në lokal. Sipas policisë, dy persona janë identifikuar si të implikuar në sherrin ku mbetën të lënduar 17 persona, 14 prej tyre janë vajza. 

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • emigranti: 05/08/2023 15:39

    bjerini shqipe!!! kosove-shqipni nje gjuhe, nje komb, nje m... jemi

    Përgjigju
  • ARBER: 05/08/2023 09:13

    NgaShengjini ne Prishtine… Vazhdon vllavrasja mes shqiptarve te Kosoves… Shyqyr qe ne keto perplasje nuk ka patur shqiptar nga matan Drinit, se do kushin bere namin “Patriotat” !!! Mullini i serbit vazhdon te bluaj me tre turne… Uje po i çojme boll!

    Përgjigju
  • Sërbi: 05/08/2023 08:06

    Nuk ka nevojë. t'ju vrasim ne.Ju lumtë bre vëllezër se ja zbardhët faqen NëNËS.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Klanet, korrupsioni dhe arroganca e organizatorëve!', Barrikada FC tërhiqet nga çdo garë e FSHF dhe Sunday League Albania

'Klanet, korrupsioni dhe arroganca e organizatorëve!', Barrikada FC tërhiqet nga çdo garë e FSHF dhe Sunday League Albania