Palët e përfshira në konflikt mbrëmjen e 4 gushtit në një disko në qendër të Prishtinës janë persona me rrezikshmëri të lartë shoqëri të cilët i kanë shpëtuar burgut bën të ditur ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Svelça
Nga përleshja me armë mbeti i vrarë një 39 vjeçar ndërsa 17 të tjerë u plagosën, mes tyre 14 gra.
“Edhe sot humbëm një jetë nga dora e kriminelëve të cilët, për arsye të dështimeve të drejtësisë, kanë qenë të lirë. Në qendër të kryeqytetit, shtetasit tanë janë të rrezikuar për shkak të kriminelëve që nuk po ndëshkohen nga drejtësia. Ata duke u ndjerë të plotfuqishëm përballë ligjit nuk hezitojnë që hesapet e tyre kriminale t'i zgjidhin me armë e atë në lokale publike në prezencë dhe duke rrezikuar dhjetra të rinj të tjerë” shkruan Svelça në një postim në facebook
Sipas policisë shkak ishte një mosmarrëveshjeje mes disa burrave.
Svelça shprehet kritik ndaj gjykatave.
“Kur lëngon drejtësia, situatat e ngjashme janë të pashmangshme. Drejtësia është punë e policisë, e prokurorëve dhe gjyqtarëve. Drejtësia është një sistem i plotë kur të gjithë institucionet përmbushin funksionin e tyre. Është koha e fundit që efikasiteti i Policisë në këtë segment të rritet, por mbi të gjitha përgjegjshmëria dhe vendosmëria e Prokurorisë dhe guximi i gjykatësve për dënime drakonike për këtë kontigjent kriminal”
Më tej Ministria e Brendshme thotë se do të inicojë themelimin e një taskforce për hetimin e thellë, jo vetëm të këtij rasti, por edhe të rasteve të tjera të ngjashme
“Drejtësia është virtyt që duhet mbrojtur nga e tërë shoqëria, përfshirë aktivistët e shoqërisë civile dhe gazetarët. Ndjenja e të drejtës duhet të jetë shqetësim për të gjithë ne. Shembujt e ndëshkimit të krimit shërbejnë edhe si mbështetje për rolin e policisë sonë”
Lajmi kryesor:
Kosovë/ Një viktimë dhe 17 të plagosur pas sherrit me armë zjarri në disko, i përfshirë një anëtar i FSK dhe një person i kërkuar nga FBI
S.G/E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
72.7%
-
Jo
20%
-
Nuk e di
7.3%
Vota total: 3155
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kryetari i Kuvendit të Kosovës bëhet baba për herë të tretë, zbulon emrin e veçantë të vajzës
18 Dhjetor, 13:34
-
Zgjedhjet në Kosovë/ Emigrantët do të votojë në ambasada dhe në konsullata
18 Dhjetor, 13:30
-
Grupi i trafikut të armëve Shqipëri-Kosovë, zbulohen detajet e operacionit! Ja si i bëri Policia blerjet me agjentë të infiltruar dhe roli i taksistit
18 Dhjetor, 13:09
-
Dialogu/ Laçak flet pas takimeve në Bruksel: Të themelohet Asociacioni, Serbia të njohë simbolet e Kosovës
18 Dhjetor, 11:20
-
BE i kërkon Kosovës kthimin e serbëve në institucione, masat hiqen kur të ndërmerren hapa për uljen e tensioneve në Veri
17 Dhjetor, 17:07
-
Hagë/ Haxhi Shala e Sabit Januzi pranojnë akuzën e frikësimit të një dëshmitari
17 Dhjetor, 16:35
-
Prokuroria Speciale synon të thërrasë 3 dëshmitarë kundër Hashim Thaçit dhe 4 të tjerëve
17 Dhjetor, 16:34
-
Kosova dhe Serbia pajtohen për zbatim të plotë të deklaratës për personat e zhdukur
17 Dhjetor, 16:30
-
Kryeministri Kurti: Dokumentimi i krimeve të luftës, detyrim moral dhe historik për të gjitha gjeneratat
17 Dhjetor, 15:30
-
Ali Ahmeti takohet me opozitën në Kosovë: Nuk takohem me Kurtin, sepse s’ka vullnet nga ana e tij!
17 Dhjetor, 14:54
-
Kosova drejt zgjedhjeve të 9 shkurtit/ Deputeti i PDK: I gjithë kabineti i Kurtit në hetim nga Prokuroria Speciale! Diplomati: Vetëvendosja nuk ka kualitet në lista
16 Dhjetor, 19:17
-
Shefi i NATO-s për sulmin në Ibër-Lepenc: Përgjegjësit të sillen para drejtësisë
16 Dhjetor, 18:25